‘Sterilizimi’, Beqaj–Rrjepaj falsifikuan firmat e komisionit për dhënien e koncesionit

Hënë, 23 September 2024 19:59
 

Komisioni Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit ka zbuluar këtë të hënë falsifikimin që u është bërë firmave të Anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Koncesionit. Dy anëtarët, Saimir Kadriu dhe Naile Abazi deklaruan se janë thirrur në Komision në shkurtin e vitit 2015, ndërsa nga dokumentat rezulton se kanë firmosur procedurën që në tetor 2014. Të vënë përball kontradiktës, nga Albana Vokshi, dy ish-anëtarët e Komisionit deklaruan se është e vërtetë që nuk kanë dijeni mbi asnjë prej procedurave të kryera deri në atë kohë dhe se kanë firmosur në mirëbesim dokumentet që iu janë vënë para. 

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check –up it në Shëndetësi, ka zbuluar skandalin me falsifikimin që iu është bërë firmave të dy anëtarëve të Komisionit të Dhënies së Konçensionit të Sterilizimit. Përpara drejtueses së Komisionit, Albana Vokshi, anëtari i këtij Komisioni, Saimir Kadiu, pranoi se është thirrur në Komisionin e Dhënies së Konçensionit në shkurt të vitit 2015, ndërsa ka firmosur për procedurën e vitit 2014, kohë kur nuk ka qenë anëtar. 

Edhe anëtarja tjetër e Komisionit, Naile Abazi pranoi firmosjen në mirëbesim të dokumentit që i ishte vendosur përpara.

Opozita e akuzon mazhorancën se kanë vjedhur taksat e qytetarëve shqiptarë me  koncensionin korruptiv të  sterilizimit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...