Berisha zotohet: Zero TVSH për të gjitha ushqimet! Ligji i parë që do votohet do jetë minimumi jetik 220 euro

Tuesday, 24 September 2024 09:18
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar se me programin ekonomik, shqiptarët do paguajnë zero TVSH për të gjitha ushqimet.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij në tubimin te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se me ardhjen në pushtet të demokratëve, ligji i parë që do të votohet do të jetë minimumi jetik prej 220 euro për çdo shqiptar.  

Berisha: Sot, unë zotohem para mbarë shqiptarëve se ligji i parë që do votohet do jetë minimumi jetik për çdo shqiptar.

Minimumi jetik prej 220 euro, aq sa e ka përllogaritur Avokati i Popullit me agjencinë ndërkombëtare të punës.

Por nga ana tjetër, miqtë e mi, nuk mund të tolerohet më tej kurrë që shqiptarët të kenë problemin e ushqimit sot.

Ndaj zotohem para tyre, zero TVSH për të gjitha ushqimet.

Zero TVSH!

Zotohem për pensionistet nuk do mund të jenë kurrë më pak se 120-130 përqind e minimumit jetik.

Jo dhe jo!

Si mund ta shndërrojmë vendin ne në një laborator dhimbjesh dhe vuajtjesh njerëzore në një kohë kur vendi ka pasuritë më përrallore, por vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen?

Unë u them shqiptarëve se përsëri do nisim marshin tonë për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet.

Asnjë vend nuk ka pasuritë e Shqipërisë, ja pse shqiptarëve u takon të jenë më të mirëshpërblyerit në rajon.

Po shqiptarët janë më të keqshpërblyerit sepse vidhen nga një bandë kriminale.

Po si mund t’ua bësh ti një akt të tillë, t’u premtosh rritjen në mars dhe prill dhe t’ua bësh vetëm në tetor për tre muaj?

Dhe të rrëmbesh paratë e tyre.

Dhe pse? Se do u jap unë një bonus atyre për vota, siç bëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...