Berisha: SPAK e sulmoj sepse është bërë mburojë e krimit elektoral, janë palë e rrënimit të votës së lirë

Tuesday, 24 September 2024 09:21
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë intervistës së dhënë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar edhe arsyen se pse, sulmon SPAK-un.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, se ndaj tij ka akuza se, po sulmon SPAK për interesat e tij, Berisha sqaroi se akuzat ndaj këtij institucioni kanë nisur, pas faktit publik që SPAK është bërë mburojë e krimit elektoral.

‘E vërteta është që unë po mbroj një kauzë të madhe, një kauzë për çdo shqiptar. Po u faktoj shqiptarëve fytyrën e vërtetë të produktit të reformës së Soros në Shqipëri, që nga njëra anë ka lënë qytetarë shqiptarë pa drejtësi. Janë të vazhdueshme rastet kur thirren për tu dhënë përgjigje në dhomat e gjykatave dhe ata janë ndarë nga kjo botë.

Në rast se qytetarët shqiptarë nuk gëzojnë një proces të drejtë ligjor qeveria disponon një institucion politik akuze, që po përdoret egërsisht kundër kundërshtarëve të kryeministrit.

Nuk ka një tendencë Sali Berisha të mbrojë veten e vet, por të mbrojë qytetarët shqiptarë nga një mashtrim i madh, nga një produkt monstruoz, të një reforme që i la ata pa procesin e duhur ligjor dhe me një institucion që sillet, siç tregon kjo piramidë, në mënyrë absolute, në shumë e shumë raste tejkalon falsifikimet e ish-hetueshme të sigurimit të shtetit, sepse ata në mënyra të ndryshme bënin gjithçka që të mos kishte falsifikime të hapura.

Ky është një mision ndër më të rëndësishmit për opozitën.

Nëse ne si opozitë nuk rrëzojmë mitin e ngritur mbi krimin, terrorin, ne nuk meritojmë të jemi opozitë.

A e dini se Skapi i Edi Ramës, dy javë më parë i merr telefonin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pa vendim gjykate, për të kontrolluar se kush e njoftoi anëtarin e klanit Çopja që u arrestua në Kosovë. Kur shkuan atje, ai tha se, e kam marrë nga Skapi, BKH.

Altin Dumani abuzon në mënyrë kriminale me regjistrimet e ligjshme që bën, por që i përdor në mënyrë të paligjshme për të marrë peng gjykatës, prokurorë për vendimet e tij.

Është pjesë e betejës drejt fitores.

SPAK unë kam nisur ta sulmoj, pasi u bëra kryetar i PD, kur konstatova se ai ishte mburojë kryesore e krimit elektoral.

Fillimisht unë nuk mund të paragjykoja, jepi secilit mundësinë, kohën dhe mos paragjyko. Por kur konstatova se ata amnistonin krimin elektoral, dëshmua se ishin palë në rrënimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, vetëm ai që nuk ndihet opozitar nuk i konsideron ata armiq të votës së lirë dhe të shqiptarëve.

Dora dorës, u informova se u informova se ata flenë mbi dosje krimi, përdonin dosjet e krimit për rryshfete të tmerrshme. Se ata amnistojnë projekte për atentate politike të rrezikshme, qoftë dhe ndaj bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës.

Ata presin gjoba, informojnë lëshojnë kallp mandate’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...