Kryebashkiaku i Tiranës, tender rreth 690 milionë lekë kompanisë që menaxhon Arbër Veliaj

E mërkurë, 25 September 2024 16:52
 

Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga njerëzit që dominon tregun e reklamave në Shqipëri.

Këtë gjë ai e bën me anë të kompanisë “Gogel”,të cilën e bleu në 2011. Tashmë, kjo kompani ka 100% aksioner “Gogel Holding”, e cila ka sërish pronar Arbër Veliajn.

Kryebashkiaku i Tiranës, tender rreth 690 milionë lekë
Të dhënat e kompanisë "Gogel" në "Open Data"

Me anë të kësaj kompanie, vëllai i kryebashkiakut ka kapur tregun e marketingut. Një prej kompanive që Arbër Veliaj menaxhon është “One Albania”.

Vëllai i Veliajt merret me rrjetet sociale dhe me marketingun e “One Albania”, e cila në fakt përveçse kliente e Arbrit duket se është e lidhur drejtpërdrejt edhe me Veliajn.

Kryebashkiaku i Tiranës, tender rreth 690 milionë lekë
Arbër Veliaj
 

“One Albania” ka fituar një tender nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”.

Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, përfshirë këtu edhe atë telefonike “Vodafone Albania”.

 

Megjithatë, më 20 shtator 2024, fituese e tenderit është shpallur “One Albania”, me vlerën 68 774 075 lekë, ndërsa fondi limit ishte 74 398 398 lekë.

Në “Open Data”, tenderi për shërbimin e internetit, të fituar nga kompania kliente e Arbër Veliajt, rezulton me flamur të kuq për skualifikimin e të gjithë operatorëve konkurrues.

Kryebashkiaku i Tiranës, tender rreth 690 milionë lekë
Të dhënat për tenderin në "Open Data"

Më parë, ky shërbim kryhej nga “Albtelecom Albania”, që sot është kompania “One”. Edhe “Albtelecom” ishte kliente e kompanisë “Gogel” të vëllait të Veliajt, i cili i krijonte asaj fushatat e marketingut.

Kryebashkiaku i Tiranës, tender rreth 690 milionë lekë
Të dhënat për tenderin në 2021, në "Open Data"

Pra, Erion Veliaj u ka dhënë tenderin e internetit klientëve të Arbër Veliajt, të deklaruara në portofolin e kompanive që u shpërndan reklamat.

Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...