Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato ka deklaruar se në lidhje me anëtarësimin në Union, duhet të ketë një dialog parlamentar dhe palët duhet të konsiderojnë integrimin si prioritet kombëtar.
Në një takim të zhvilluar ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe me drejtuesit e institucioneve, Gonzato u shpreh se kishte tre mesazhe sa i përket procesit integrues, duke evidentuar nevojën për institucione dhe drejtësi të pavarur.
Ambasadori i BE bëri një koment gjithashtu edhe në lidhje me zbatimin e Gjykatës Kushtetuese, çka ka ngjallur debate të shumta në politikën shqiptare së fundmi, pasi mazhoranca nuk votoi në Kuvend, dërgimin e ç1%shtjes së Olta Xhaçkës në Gjk.
Gonzato u shpreh se vendimet e Kushtueses duhet të zbatohen ashtu siç dalin prej saj.
“Jam mirënjohës që marr pjesë në këtë takim, mënyrë për mua për të theksuar partneritetin që duhet të ngrihen mes institucioneve.
Kam tre mesazhe:
1-Dua të theksoj rëndësinë e institucioneve të pavarura në kontekstin e anëtarësimit në BE.
Jeni në një fazë kritike dhe po punoni fort për të hapur kapitujt e parë. Ky parlament ka rol kyç për të luajtur. Keni miratuar udhërrëfyes ambicioz për administratën, që përfshijnë reforma konkrete dhe shumica bëhen realitet nëse ka një mobilizim të fuqishëm.
Mund ta konsideroj përpjekje e gjithë shtetit.
Negociatat e suksesshme kërkojnë dialog ndërkombëtar dhe bashkëpunim institucional.
Shpresoj në Kuvend nga të gjitha palët të konsiderohet një priotitet kombëtar strategjik. Parlamenti qendra për të pasur dialog konstruktiv.
2-Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion. Duhet të hidhen hapat për një sistem gjyqësor të pavarur që duhet të garantojë që drejtësia t’i lëshojë integritet qytetarëve
3-BE do vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.