Si i trimeroi Rama kamikazët e tij në gjykatë ende pa u tharë boja e vendimit politik për dënimin e Salianjit

E Enjte, 26 September 2024 19:42
 

Edi Rama nuk shquhet për reagime të menjëhershme për ngjarjet që kanë lidhje me drejtësinë, pasi ka dashur gjithmonë ta përdorë atë dhe të mbajë duar jashtë, por ndryshe ka vepruar kryeministri në rastin e dënimit të depuetetit Ervin Salianji.

Ende pa u tharë, formalisht, boja e vendimit që dënoi me urdhërin e tij depuetin demokrat, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në X, ku ka lëshuar sulme ndaj opozitës dhe u ka dhënë zemër gjyqtarëve kamikazë që të vijonë të japin vendime të paligjshme sipas porosive, pasi janë nën mbrojtjen e tij.

Përmes këtij reagimi flakë për flakë Edi Rama ka dashur të japë disa mesazhe;

1-Drejtësia që zbaton urdhërat e tij për të asgjesuar opozitën është nën mbrojtjen e tij.

2-Kundërshtarët politikë që denoncojnë lidhje e tij dhe deputetëve të tij me mafien dhe krimin do shkojnë në burg përmes proceseve të montuara politike.

3-Kushdo që bën kallëzime të rreme nga mazhoranca, shëtit më të në rrugët e New York-ut, siç është rasti i Taulant Ballës, kallëzimi i rremë i të cilit për dosjen Partizani nuk u mor në konsideratë dhe u fsheh nga SPAK. Dhe kushdo nga opozita që guxon të thotë të vërtetën, siç ishte denoncimi i Salianjit që çoi në burg vëllain trafikant droge të Fatmir Xhafajt, do dënohet për shpifje.

Arrestimi politik i Berishës, dënimi me burg i Salianjit, montimi i dosjes ndaj Belerit, çështjet ndaj Metës e Mediut tregojnë panikun që ka Edi Rama për të hyrë në zgjedhje me një opozitë të vërtetë. Tregojnë gjithashtu se SPAK dhe Gjykatat do të jenë aleati i tij më i ngushtë së bashku me krimin e organizuar dhe mafien për të grabitur mandatin e katërt qeverisës.

Dhe e gjitha kjo ndodh vetë e vetëm për një arsye, ky njeri është zhyrtur aq thellë në krim e korrupsion sa nuk i ka lënë vetes asnjë opsion tjetër  veç burgut në rast të rënies nga pushteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...