Presidentja Osmani: Vuçiç është bosi i bandave kriminale në veri të Kosovës

Premte, 27 September 2024 12:54
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës, por sipas saj ato tashmë kanë humbur pushtetin mbi qytetarët dhe territorin.

”Shumë frikësime dhe dhunë, kështu që është shumë e rëndësishme që Policia e Kosovës tani po i mbron qytetarët nga këto banda dhe ata kanë humbur pushtetin e tyre mbi territorin dhe mbi qytetarët kjo është çështja e parë”.

Ajo madje tha se është po vet Vuçiç, ai i cili po i mban peng qytetarët serbë të veriut, duke mos i lejuar të integrohen në institucionet e Kosovës.

”Së dyti, sigurisht që është shumë problem politik sepse Serbia ka shumë vite që përpiqet të përdorë serbët e Kosovës si pengje. Është një mendësi që i përket shekullit të 19-të, kështu që tensionet në të dyja rastet në fakt krijohen vetëm nga një burim që është Serbia. Sepse Vuçiq është bosi i këtyre bandave kriminale që i financuan ata i mbështesin politikisht, i nxisin ata i kontrollojnë dhe së dyti Vuçiq është djali që po përpiqet edhe politikisht të mbajë serbët e Kosovës si pengje, duke mos i lejuar të integrohen në atë që sot është sistemi më i fortë kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Evropë. Nuk ka kushtetutë më të fortë në Evropë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani kur është fjala për komunitetet joshumicë”, deklaroi presidentja Osmani në një diskutim tek Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë gjatë qëndrimit në Amerikë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...