Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

Premte, 27 September 2024 19:12
 

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i cili i ka paralajmëruar dënimet përpara se drejtësia të merrej me ta. E dyta se që të dy ishin nga të paktit që qenë protagonisë në zgjedhjet e fundit lokale në zonat ku opozita arriti të fitonte, i pari si kandidat në himarë, ndërsa i dyti si shef i fushatës në Kavajë.

Por këto përkime nuk janë të vetmet. Fatet e këtyre proceseve i bashkon një gjë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese: fakti se deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, gjykatat e reja të dala nga reforma në drejtësi, janë shndërruar në noterizuese dhe çertifikuese të dëshmitarëve të rremë, që policia i ka kontigjent dhe i manipulon e i paguan për të prodhuar dëshmitar fallco në dëm të opozitarëve. 

Në rastin e Fredi Belerit që e akuzuan e më pas e dënuan për blerje votash, i gjithë gjykimi u bazua në dëshmitë kontrediktore të një personazhi me precedentë, Arsen Ramës, të cilën kryepolici i zonës, Ermal Hajdini e kishte përdorur edhe më parë në raste të tjera. Madje dolën prova se ai edhe ishte paguar nga policia për të futur në kurth rivalin e PS në zgjedhje.

Edhe në rastin Salianji, u gjet një tjetër kontigjent i policisë, Alfred Alizoti, i cili gjoja me vullnet të lirë i telefonoi 129, për të thënë se njeriu i dalë në audio përgjim, si trafikant droge, nuk ishte vëllai i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa, por se rolin e tij si aktor e kishte luajtur ai.

Më pas dolën 9 përgjime të prokurorisë që e nxorrën bllof këtë version. në to dukej qartë se Alizoti ishte paguar dhe mbahej nën kontroll nga drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  që u angzhuan me mish e me shpirt për të krijuar një alibi që i leverdiste shefit të tyre të atë kohë ministrit të brendëshëm Xhafa. Nga fillimi i qershorit 2018 e për pesë muaj me radhë dëgjohet Alizoti duke komunikuar me ataqë i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Pra në të dy rastet duket në dritën e diellit se këmi të bëjmë me dëshmitarë fallco të fabrikuar në zyrat e një policie politike. Por e keqja është që linjën e kapterëve të Rilindjes e ndjekin me besnikëri edhe prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, në letër të pavarur.

Në gjyqin e Belerit, ndonëse në sallën e gjyqit dalin në mënyrë flagrante gënjeshtrat e Arsen Ramës, se ai nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë për të bërë denoncimin vullnetar, pasi atë ditë antenat celulare e tregonin që gjendej në Himarë, se ndryshe nga [‘pretendon ai se ka takuar Belerin natën e arrestimit pasi këtë e vërtetojnë kamerat e lokalit ku supozohej të qe bërë takimi, sërish drejtësia e re dhe e pavarur konfirmon versionin e dëshmitarit të rremë të policisë politike.

Kështu ndodhi edhe në procesin kundër Salianjit. Rama dhe Xhafa që kur shpërtheu skandali i audio përgjimit të Agron Xhafës, pohuan se ata do të sillnin me prova, nga një agjensi inteligjence ndërkombëtare se përgjimi ishte i manipuluar. Edhe laboratori i policisë italiane edhe një tjetër privat në Angli, që i dëgjuan përgjimet nuk arritën dot në këtë përfundim. Dhe sistemi ynë i drejtësisë i injoroi këto fakte por i besoi një dëshmitari të manipuluar që kishte vendosur një ditë “me vullnet të mirë” të ngrinte telefonin për të njoftuar policinë se qe ai fajtori.

Përkimet e fundit të kësaj ngjarjeje janë se pasi kryen shërbimin e manipulimit edhe shefi i policisë së Himarës Ermal Hajdini edhe Nëndrejtori i Policisë së Fierit Andon Marko u graduan në detyrë, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët i shërbyen dëshirës së partisë me shpresën se ajo do të tregohet zemërgjerë edhe me ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...