Drejtësia politike, me njërën dorë firmos burgun për opozitarët, me tjetrën amnistinë për hajdutët e Ramës e Veliajt

Premte, 27 September 2024 22:36
 

Ndërkohë që e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e përqëndruar te vendimi politik i drejtësisë me regji për burgosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, po kjo drejtësi ka hedhur si pa zhurmë sot një hap për lirimin nga burgu të drejtorëve të Erion Veliajt të aferës korruptive 100% të “5D”.

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën arrest me burg për dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë më 3 maj të këtij viti. 

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Treshja e gjyqtarëve nuk mbajti të njëjtin qëndrim për Taulant Tushen, i cili ka akuzë më të lehtë se dy ish drejtorët e tjerë.

 

Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, si dhe nga Taulant Tushe, Julian Zanaj dhe Eglantina Zere.

Pak ditë më parë, SPAK i shtoi një tjetër akuzë Redi Mollës dhe Mariglen Qatos për “pastrim parash”, ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatje e veprimeve hetimore me 3 muaj, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.

Kjo lëvizje e Gjykatës së Lartë ngre dyshime se drejtësia e komanduar, luan ping-pong nëpër ‘shkallët” e saj me ekspontët e Rilindjes, ku njëra shkallë bën sikur i dënon, e tjetra zhbën vendime deri sa shkohet në lehtësim akuzash për ta dhe lirim të plotë nga qelia.

Ky është një tjetër rast që dëshmon se të gjitha shkallët e gjyqsorit dhe prokurorisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese komnadohen nga e njëjta dorë e nga e njëjta mendje, dhe jo nga lidhi, po nga Edi Rama.

Denimi i Ervin Salianjit kur sapo ka nisur puna për fushatën elektorale, për një akuzë që nuk e ka kryer as formalisht (kallëzim i rrëmë) është një tregues i qartë se tashmë drejtësia shqiptare ka hyrë në garën elektorale krah për krah me mazhorancën e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...