Skavica/ Aktivistja përplaset me Ramën në SHBA: Mungesë e theksuar e kryeministrit për transparencë në çështje delikate për qytetarët

Hënë, 30 September 2024 11:10
 

Ferzileta Gjika, aktiviste në mbrojtje të Skavicës është përplasur me Edi Ramën gjatë takimit të kryeministrit me përfaqësues të shoqërisë civile në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjika përsërit thirrjet kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica mbi lumin Drin në Dibër, ndërsa i tha Ramës që Rruga e Arbrit është dështimi i madh i të gjitha qeverive pasi punimet me cilësi të dobët nuk po përfundojnë kurrë.

Përtej propagandës me “kasetë” të qeverisë, aktivistja përcolli tek Rama shqetësimin e banorëve të zonës së Dibrës duke shtuar se ky është një “gjenocid” që i bëhet 35 fshatrave të zonës të cilat fundosen nën ujë.

Në një lidhje ‘Skype’ ditën e sotme për 'Kafe Shqeto' ajo u shpreh se ne si qytetarë kemi të drejtë që t'u kërkojmë llogari ligjvënësve dhe të gjithë atyre që i kemi zgjedhur për të udhëhequr vendit dhe në rastin konkret ka i kërkuar transparencë për çështjen e Skavicës.

‘Edi Rama ka treguar se se as nuk jep llogari dhe as nuk përgjigjet në çështje aq delikate duke treguar një mungesë të theksuar transparence dhe kjo bëri që unë të insistoja më shumë, sepse nuk ka asnjë informacion për publikun sidomos për dibranët'- u shpreh aktivistja.

Deklarata e saj:

'Fakti që unë nuk mora përgjigjen e pyetjes që i drejtova, por theksova që janë shtatë njësi administrative në Dibër që nuk kanë rrugë të komunikojnë me njëra-tjetrën, gjë thelbësore për jetesën në atë vend.

Meqë turizmi është prioritet për qeverinë, doja të dija përse nuk kanë investuar në këto njësi administrative që të kenë tjetër zhvillim dhe të zhvillohet Lugina e Drinit të Zi në vend që ta përmbysin atë me hidrocentralin e Skavicës.

Ai nuk u përgjigj, ndërkohë qe secili prej nesh kishte një minutazh të caktuar për të bërë pyetje e për të marrë përgjigje.

Megjithëse unë nuk mora përgjigje, insistova që ai ta jepte një të tillë dhe pastaj replika ka vazhduar.

Unë mendoj se ne si qytetarë kemi të drejtë që t'u kërkojmë llogari ligjvënësve dhe të gjithë atyre që i kemi zgjedhur për të udhëhequr vendit dhe ne si shoqatë kemi kërkuar transparencë për çështjen e Skavicës sepse nuk ka asnjë informacion për publikun sidomos për dibranët.

Kjo transparencë u theksua edhe në Gjykatën Kushtetuese që u zhvillua në Dhjetor të vitit 2023 dhe në Janar dhe kjo transparencë ka munguar e Rama ka treguar se as nuk jep llogari në përgjigjen e tij dhe kjo bëri që unë të insistoja në pyetjen e mia.'

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...