‘I ka vënë flakën demokracisë’/ Noka: Rama i ka hapur luftë opozitës! Qeveria teknike është zgjidhja

Hënë, 30 September 2024 18:45
 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur për mediat pas protestës së zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët demokratë dogjën karriget e tyre në shenjë simbolike, pas burgosjes politike të nënkryetarit të grupit demokrat, Ervin Salianji.

Noka theksoi se ‘Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vitesh i ka vënë flakën demokracisë në Shqipëri’. 

‘Kemi 3 vite që Edi Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likuidonte si forcë politike, dështoi, zgjodhi të burgosë politikisht liderin e opozitës, tani po kërcëonon me burg liderin e PL, të PR, ka burgosur nënkryetarin e PBDNJ Fredi Belerin, dhe tani burgosi Salinajin, nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD’, u shpreh Noka.

Gjithashtu Noka theksoi se ‘opozita është në ballë sot të aksionit, do të jetë në ballë të aksionit ditën e hënë në orën 18:00 pa ndalim kundër këtij regjimi’.

‘Qeveria teknike është zgjidhja që Shqipëria të ecë përpara dhe të bëjë zgjedhje të lira. Me narkoqeveri Shqipëria nuk ka paqe nuk ka qetësi’, u shpreh Noka.

Noka: Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vitesh i ka vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama po bën gjithçka për t’i vënë flakën Shqipërisë për interes të xhepave të tij dhe për interesa të xhepave të oborrtarëve dhe qeveritarëve të tij. Ne jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ngarkuar demokratët dhe populli opozitar. Kemi 3 vite që Edi Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likuidonte si forcë politike, dështoi, zgjodhi të burgosë politikisht liderin e opozitës, tani po kërcëonon me burg liderin e PL, të PR, ka burgosur nënkryetarin e PBDNJ Fredi Belerin, dhe tani burgosi Salianjin, nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD.

Rama zgjidhje shikon kërcënimin me burg për këdo që denoncon dhe lufton për interesin publik. Kushdo që i nxjerr të palarat e vjedhjeve e korrupsionit të drogës dhe lidhjet me krimin e organizuar të Edi Ramës ka një përgjigje, kërcënohet me burg. Ne nuk stepemi. Ta harrojë Edi Rama se mund të bllokojë opozitën se mund të likuidoi opozitën dhe të intimidojë opozitën. Opozita është në ballë sot të aksionit që kemi nisur, do të jetë në ballë të aksionit ditën e hënë në orën 18:00 pa ndalim kundër këtij regjimi. Shqiptarët nuk meritojnë një narkoregjim por një qeveri të denjë. Ata që përfaqësojnë sot qeverinë janë të denjë për të qeverisur mafien dhe krimin e organizuar pasi ky është misioni i tyre. Ne do t’i dalim zot këtij vendi dhe demokracisë. Nuk ka kompromis me krimin e organizuar në parlament, nuk ka kompromis me mafien, nuk ka kompromis me korrupsionin. Ne jemi në betejë. Qeveria teknike është zgjidhja që Shqipëria të ecë përpara dhe të bëjë zgjedhje të lira. Me narkoqeveri Shqipëria nuk ka paqe nuk ka qetësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...