Rama ‘sekuestron’ telefonat e ekipit televiziv, Tiede: Stafi nuk i lejoi gazetarët të mbanin telefon

Tuesday, 01 October 2024 18:06
 

Gazetari gjerman Peter Tiede nga prestigjozja gjermane, Bild ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se stafi i tij ka mbledhur telefonat e gazetarëve. Stafi i Ramës kërkoi që ekipit televiziv tu merreshin celularët para një interviste, duke hedhur hije dyshimi se çfarëmund të ketë ndodhur me telefonat e tyre gjatë kohës që mbaheshin nga stafi i kryeministrit shqiptarë.

Nuk kanë të ndalur skandalet e kryeministri shqiptar Edi Rama, me gazetaret, që tashmë i kanë kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Këtë herë është gazetari i gazetës prestigjoze gjermane, Bild, Peter Tiede, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se stafi i tij ka mbledhur telefonat e gazetarëve. Denoncimin e tij tronditës gazetari ka dhënë detaje  të këtij skandali në tre gjuhë, në gjermanisht, anglisht dhe shqip, se si në një intervsitë Kryeministri Rama nuk ka lejuar gazetarët gjermanë të përdroin telefonat e tyre celularë. 

“Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t'i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës njihnin kontaktet e skuadrës,”

Nuk dihet se cfarë ka ndodhur me telefonat e ekipit televiziv se si janë përdoror ato apo ndoshta kontaktet e këtij ekipi kanë përfunduar pranë njerëzve të Ramës. Por Incidente të gazetarëve të huaj me Ramën janë shënuar dhe pak ditë më parë. Presioni që kreu i qeverisë Edi Rama i bën medias jo vetëm shqiptare por edhe asaj të huaj, është dënuar nga gazetarët polikë të 2 mediave më të mëdha gjermane të cilët kanë denoncuar përpjekjet e Ramës për të cënuar lirinë e shprehjes së tyre.

Pas gazetarit Mathieu von Rohr, që denonci telefonatën e Ramës dhe presionin për mospublikim të artikullit në “der Spiegel” edhe gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens dënoi presionet e shefit të qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve gjerman dhe europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...