Berisha: Po pse, bar hanë pensionistët shqiptarë? Italiani që vjen me të shoqen merr secili nga një pension 1500-2000 euro

E Enjte, 03 October 2024 11:57
 

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur sot në tubimin poshtë shtëpisë së tij, u shpreh se Rama po bën një propagandë të turpshme ndaj pensionistëve, kur gjithçka është shumë e qartë dhe të moshuarit italian marrin një pension prej gati 2000 eurosh.

Me çfarë fotoje do të fshehësh ti këto akte kundër gjysmës së kombit tënd? Me cilën foto na thuaj pak mund të fshehësh gjenocidin që ke kryer ndaj shqiptarëve në 8 vite me kushte të kalkuluara për t’i dëbuar nga Shqipëria? Mbi 1 milionë shqiptarë.

Me cilën foto, thuaji shqiptarëve. Të gjitha fotot e botës nuk zbardhin fytyrën tënde të zezë, faqen tënde të zezë.

Nuk të mbron asgjë nga urrejtja popullore, hakmarrja popullore, fitorja e popullit mbi ty.

Me cilën, o njeri cinik dhe i pashpirt, se hajdutëria të ka marrë çdo normë, çdo qelizë njerëzore. Me cilën foto do mbulosh ti cinizmin ekstrem që tregove ndaj 770 mijë shqiptarëve në pension.

Me cilën, apo do ta mbulosh këtë o faqezi me lajmet që jep se Shqipëria është vendi i preferuar për turistët italianë, sepse këtu pensionet janë pa taksa.

Po cinizmi dhe poshtërsia nuk ka emër tjetër, përveçse Edi Rama.

Po ai turisti italian që vjen në Vlorë apo në Durrës ka pensionin 2 mijë euro, pensionin 1500 euro. Ai merr sa 20 pensionistë shqiptarë që ti i ke lënë të numërojnë kafshatën.

Ç’je ti mor i pashpirt! Pse me këtë propagandë neverie të turpshme, pse u thua pensionistëve: shikoni, jemi bërë parajsa e pensionistëve italianë.

Po pse, bar hanë pensionistët shqiptarë? Po nuk e dinë ata se italiani që vjen me të shoqen merr secili nga një pension 1500-2000 euro?

Si je kaq pervers mo? Si je kaq i pashpirt? Ç’i ke ndërsyer këto media të mashtrojnë njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës shqiptarët. Të cilat në vend se t’u përcjellin shqiptarëve lotët e mjerimit të çdo pensionisti, u japin sihariqet se po vijnë pensionistë nga Leçja, Verona, dhe se erdhi kjo kroçiere dhe ajo kroçierë për të marrë gjysmë milioni euro naftë falas nga portet tona.

Miqtë e mi, 7 tetori është larg, por mirëseardhtë.

Është radha jonë, është dita jonë, është radha e fitores.

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...