Berisha: Një popull ngrihet kundër një regjimi që shpërndan thasë me para për të korruptuar, rekrutuar mafiozë, McGonigalër e kompani

E Enjte, 03 October 2024 12:08
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te aksioni i opozitës duke theksuar se kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, në Europë dhe më gjerë.

‘Një popull ngrihet kundër një regjimi që shpërndan çdo ditë thasë me para për të korruptuar, rekrutuar mafiozë, McGonigalër e kompani’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Miqtë e mi, kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, në Europë dhe më gjerë. Një popull ngrihet kundër narkodiktatorit. Një popull ngrihet kundër organizatës kriminale që quhet qeveri. Një popull ngrihet kunëdr organiztës kriminale që quhet drejtësi. Një popull ngrihet kundër mafies më të rrezikshme të Ballkanit, Europës dhe më gjerë.

Një popull ngrihet kundër mafies ndërkombëtare që ushqehet me paratë e krimit, të mafies shqiptare dhe e mbështet atë.

Një popull lufton pra për dinjitetin e tij, për liritë e tij, për votën e tij të lirë, për të ardhmen e vet dhe të vendit të tyre, por ky popull lufton gjithashtu kundër një regjimi trafikantësh, kriminelësh, banditësh që eksporton ço ditë krim, drogë, vrasje në vendet përreth në Europë dhe në botë kundër një regjimi që shpërndan çdo ditë thasë me para për të korruptuar, për të rektutuar mafiozë të tjerë, McGonigalër e kompani.

Në këtë aspekt beteja jonë është sa kombëtare, aq europiane, aq ndërkombëtare. Kauza jonë është sa kombëtare, aq europiane, aq ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...