Zhupa: Garda shkeli Kushtetutën, nuk lejoi deputetët e opozitës që nuk janë dënuar të futen në parlament

E Enjte, 03 October 2024 12:19
 

Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV është shprehur se garda ka tejkaluar kompetencat e saj dhe se nuk është aty për të ruajtur dyert por për të mbrojtur deputetët e të gjithë spektrit politik.

Zhupa ka theksuar se opozita do të jetë në krye të protestave kundër shkeljeve antikushtetuese që janë bërë në vend.

Ne shkuam në kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare. Deputetët e pa përjashtuar dhe ata të përjashtuar shkuam sëbashku pasi nuk pranojmë dënime politike për të na u mohuar e drejta jonë.

Godina e kuvendit ka dhe salla të tjera dhe zyra të tjera që deputetët duhet të kenë akses dhe nuk na ndalon as Bushka dhe as Rama. Ata i bllokuan të gjitha hyrjet për tu futur në parlament.

Deputetët e PS futen lehtësisht pasi përfaqësojnë krimin, oligarkët dhe narkon futen lehtësisht ndërsa deputetët e opozitës që përfaqësojnë popullin nuk po futen dot. Ata kaluan çdo tagër ligjor për të trajtuar barabartë të gjithë deputetët, garda nuk është për të ruajtur dyert.

As deputetët që nuk ishin përjashtuar nuk i lejuan të futeshin në parlament dhe me këtë kanë shkelur kushtetutën. Ne jemi në ballë të protestave dhe do të reagojmë fortë për çdo padrejtësi që bëhet ndaj vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...