Elon Musk: Do të jem në mitingun e Trump tek qyteti ku iu bë atentati

Premte, 04 October 2024 12:38
 
Elon Musk njoftoi se do të jetë i pranishëm në mitingun e fushatës së Donald Trump në Butler, Pensilvani. 

Tubimi do të zhvillohet të shtunën, më 5 tetor dhe shënon kthimin e Donald Trump në qytetin ku u tentua të vritej. 

“Unë do të jem atje për ta mbështetur atë!”shkroi Musk në përgjigje të një postimi të Trump në X që thoshte se do të kthehej te Butler nesër.

Musk, CEO i Tesla dhe pronar i X, e quajti kandidatin republikan presidencial një “kockë të fortë” dhe ofroi zyrtarisht mbështetjen e tij duke sinjalizuar suportin për republikanët.

Mitingu i fushatës së 5 tetorit do të mbahet në të njëjtin vend ku Trump u qëllua në veshin e djathtë dhe një tjetër pjesëmarrës u vra me armë zjarri.

Personi i armatosur u identifikua si 20-vjeçari Thomas Crooks, i cili u qëllua për vdekje nga një snajper i Shërbimit Sekret amerikan.

Në shtator, ish-presidenti i mbijetoi një tentative të dytë për të vrarë, kur një tjetër person i armatosur u fsheh për gati 12 orë i pazbuluar në fushën e golfit të Trump në Florida.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...