Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook sjell pamjet e shkatërrimit të një banese në qytetin e Vlorës nga përmbytjet, si shkak i reshjeve të denduara të shiut që pushtoi territorit ditën e djeshme.
Berisha shkruan se shkaqet mafioze të kësaj përmbytje sa natyrore aq dhe narko-shtetërore tregojnë edhe një herë indiferëncën e narko-qeverisë ndaj qytetarëve të cilët gjendjen të pambrojtur përballë kësaj situate.
Shkrimi i plotë:
Mafia dhe betonizimi, binomi që përmbyti Vlorën. Dënoj me forcën më të madhe shkaqet mafioze të kësaj përmbytje sa natyrore aq dhe narko-shtetërore, indiferencën e narko-qeverisë ndaj qytetarëve të përmbytur të Vlorës!