Berisha: Çdo i ri, çdo i moshuar, çdo besimtar, të gjithë keni minimalisht një arsye personale madhore, për të dalë nesër në mosbindje civile

Diel, 06 October 2024 18:19
 

Duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën më të madhe që do të organizohet nesër në Tiranë, kryedemokrati u ka bërë thirrje të gjitha shtresave të popullsisë që të bëhen bashkë dhe të protestojnë nesër, për  çdo arsye që ata kanë të dalin nesër në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Thirrja ime sot, shkon për të gjithë pensionistët. 

Nëse rritja e pensioneve, 7 mijë lekë të vjetra, që u bëri Edi Rama dhuratë, mjafton për ilaçet tuaja. Mjafton për ushqimet tuaja. Mjafton për nevojat tuaja. Ju edhe mund ta shmangni protestën e nesërme për votën e lire. Por nëse është e kundërta, atëherë mosbindja civile edhe për ju, bëhet një detyrim. Vetëm qeveria teknik, vota e lire sjelle ndryshimin, sjell pensionin qe ju meritoni.

O sot o kurrë është radha jone!

Thirrja ime sot, shkon për të gjithë amvisat shqiptare. Ju kërkoj 5 minuta, të bëni një llogari.

Sa para ju duheshin për të mbushur një shportë me ushqimet baze 11 vite me pare? Krahasojeni pak, me sa para u duhen sot, për të mbushur një

shportë me po të njëjta ushqime.

A janë rritur pagat, aq sa të përballohet kjo rritje stratosferike çmimesh? Eurostat thotë se shqiptarët sot, paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë për ushqimet dhe kanë të ardhurat më të ulëta. Nëse dhe për ju rezulton kështu, atëherë mosbindja civile per votën e lire edhe për ju, është një detyrim.

O sot o kurrë Është Radha jone

Thirrja ime sot, shkon për të gjithë bizneset. Për biznesmenët e vegjël kam disa pyetje. Sa

net pa gjumë kaloni ju, në ankth për monopolet e qeverise që po gllabërojnë xhiron tuaj? Apo për taksat që përlajnë edhe ato pak fitime që keni? A keni dëgjuar ndonjë zgjidhje nga qeveria, për mungesën e punëtorëve? Për informalitetin?

Por edhe për biznesmenët e mëdhenj të ndershëm të këtij vendi. Sipërmarrjet tuaja, janë si një fëmijë i dytë për ju! Sa të sigurt ndjehen sipërmarrjet tuaja, djersa dhe mundimi , përballë klienteles se Edi Rames përballe shtetit, ku gjithë institucionet kontrollohen nga Edi Rama?

Bëni një reflektim të thjeshtë. Nëse sipërmarrjet tuaja sot ndihen të kërcënuara, atëherë mosbindja civile për qeveri teknike dhe votën e lire edhe për ju, është një detyrim.

O sot o kurrë është radha jone.

Të fundit, por absolutisht jo për rëndësi. Thirrja ime sot, shkon për të gjithë fermerët tanë qe janë sot fermerët me te braktisur dhe nënçmuar ne Ballkan dhe Europe. Sakrifica e tyre shkon dëm, në qindra ton të korrura, që hidhen në plehra, sepse Edi Rama preferon më shumë fermerët serbë se ata shqiptar, atëherë mosbindja civile, për qeverinë teknike për votën e lire bëhet një detyrim për te gjithë ju si rruge shpëtimi

O sot o kurrë per qeveri teknike votën e lire është Radha jonë.

Unë nuk dua të zgjatem. Por sot çdo mjek, çdo arsimtar, çdo punëtor, çdo avokat, profesionist i lirë, apo çdo punonjës i ndershëm administrate. Çdo i ri dhe çdo i moshuar. Çdo besimtar i çdo feje, sot të gjithë keni minimalisht nga një arsye personale madhore, për të dalë nesër në mosbindje civile për qeveri teknike për votën e lire.

O sot o kurrë është radha jonë!

Nuk ua them unë këtë. Por ndërgjegjja juaj!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...