Demokratët në protestë, Basha vizitë Ramës pas operacionit

Hënë, 07 October 2024 18:00
 

CNA mëson nga burime pranë ish-kreut të PD, Lulzim Basha se ai dje ka shkuar për një vizitë në shtepinë e kryeministrit Rama, pas daljes së këtij të fundit nga spitali.

I njëti burim theksoi se Lulzim Basha ka qendruar rreth një orë më Ramën, duke shfrytëzuar vizitën për arsye shëndetësore edhe për një diskutim të aktualitetit politik dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Basha mësohet ti ketë garantuar kryeministrit, mbështetjen e tij dhe qëndrimin edhe njëherë pro marrveshjes së 17 majit 2017, që i bashkon ata në qeverisje, në rast se Rama nuk siguron 31 mandate.

Nuk ka ende detaje nga takimi por një burim zyrtar pranë qeverisë konfirmoi zhvillimin e bisedës rreth një orëshe të Lulzim Bashës me Ramën në shtepinë e këtij të fundit.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 18.00. Drejtuesit demokratë, përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha kanë paralajmëruar “mos bindje civile” dhe kanë mbajtur të fshehtë skenarët.

ISh-kreu i PD, Lulzim Basha nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim në mbështetje të protestës duke u sjellë qartazi tashmë si aleati më i ri i kryeministrit Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...