Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte ditën e sotme në Fier për të folur për policinë që ai po ndërton.
Ai kishte organizuar një takim të hapur me qytetarët, ku u kërkohej atyre mendime lidhur me policinë dhe për ankesat që ata kanë për blutë e Fierit.
Temë e takimit ishte siguria që policia nën drejtimin e tij po ofron, por Xhafajt ia ka plasur surratit një qytetar policinë e tij.
Ai është ankuar duke thënë se në Fier po bëhet nami duke vjedhur bagëti, ndërsa ai flet për siguri.
Kur policia nuk është e aftë që të kapë disa hajdutë bagëtish, imagjinoni sesa e aftë është për të arrestuar kriminelët dhe bandat.
/55News.al/