Mosbindja civile është një dhe e vetme e nuk ka plan ‘B’. Deklarata u bë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.
Kryedemokrati u shpreh se, do të nisë një fushatë masive që miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, të informohen për realitetin në Shqipëri, pasi ata janë të dezinformuar.
Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Së pari, mosbindja civile nuk ka plan B, ka vetëm mosbindje civile me 77 format e saj.
Një punë më intensive do bëhet me miqtë tanë për të shpjeguar të vërtetat e mëdha të narkodiktaturës në Shqipëri.
Sepse kam bindje se në një shkallë, ata janë të dezinformuar. Jo të gjithë, por ka prej tyre qartësisht të dezinformuar.
Sepse qeveria i mashtron nga mëngjesi gjer në darkë me variante false.
Do u jap vetëm një shembull, marrim rastin e Ervin Salianjit. Ervin Salianji, siç e dini ju, denoncoi në vitin 2018 një regjistrim të njërit prej kolegëve tuaj investigativë, guximtarë, që i kishte bërë Geron Xhafës, të dënuar në Itali dhe me dosje në Venezuelë, si trafikant ndërkombëtar, vëllait të Faqezi Xhafës.
Cilido mund të shkojë në gusht të vitit 2016, dhe të shohë polemikën më të ashpër me fjalorin më ordiner të Edi Ramës ndaj Sali Berishës sepse unë kisha denoncuar Geron Xhafën si trafikant ndërkombëtar që rrinte në Vlorë dhe nuk bënte dënimet.
Për hir të vërtetës unë u them këtu se të gjithë denoncimin tim e bëra bazuar tek mediat e Karlo Bolinos, i cili ndër të tjera kishte publikuar të gjithë procesin e Gjykatës së Lartë të Venezuelës.
Por asgjë nuk ndodhi. Edi Rama e shpalli Geronin heroin e Vlorës, njeriun e ndershëm që rriste dy fëmijë dhe vazhdoi Fatmiri ministër, por kur Salianji publikoi regjistrimin në të cilin Geroni faktonte se vazhdonte të merrej me trafiqe, Faqezi Xhafaj e paketoi, e ambalazhoi dhe e nisi në 5 të mëngjesit në Itali.
Edi Rama mashtron, u thotë që regjistrimi nuk është i vërtetë dhe ky është një mashtrim i madh.
Dhe laboratori i Britanisë së Madhe nxori se zëri nuk ishte i dëshmitarit të rremë Alizoti, nuk ishte, nuk ngjiste.
Dy, zëri i fshirë qëkishin dërguar këta, ngjiste me zërin e Babales.
Tre, zëri nuk ngjiste me placebot.
Mirëpo këtyre u thuhet se Salianji shpifi dhe mashtroi, madje krijoi prova të rreme, se Salianji nuk krijoi se nuk bëri asnjë regjistrim, në një kohë kur laboratori nuk e jepte 100 përqind, por anësonte 100 përqind nga zëri i Babales.
Të heshtësh para burgosjes të një deputeti të ri, që bëri një akt guximtar, që çoi një njeri të rrezikshëm në burg në Itali, me pretekstin që ky shpifi për të, është e rëndë për ndërgjegjen e çdo njeriu të qytetëruar.
Se në fund të fundit, të marrim një variant tjetër, të supozojmë se zëri nuk ishte i Babales, të supozojmë se gazetari regjistroi një tjetër dhe e serviri për Babalen, kjo në një kohë kur ky nuk ka bërë asnjë kallëzim në prokurori, kjo është shpifje.
Por shpifjen ne e kemi dekriminalizuar në Kushtetutë, kurse deputeti ynë është në burg.
Pra, u ndala në këtë aspekt.
Edhe ne kemi punë për të bërë sepse propaganda që bën Edi Rama është toksike, është dezinformuese.
Kudo ka disa pushtete, ka qeveri, ka parlamente, por edhe mediat janë pushtet.
Fatmirësisht.
Dhe pushteti më i lirë janë pushteti i medieve.
Dhe ju keni parë mediat se çfarë qëndrimi mbajnë ndaj adashit të Sinaloas të Meksikës, adashit të Olsit të Xibrakës, etj, etj.