Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër veprimtari të jashtëligjshme të Policisë së Kurbinit, e cila me urdhër të Edi Ramës ka rrethuar ditën e sotme banesën e veprimtarit të njohur të PD të Kurbinit Maringlend Doçi.
‘Banditë me uniformë me urdhër të Edi Ramës rrethojnë në kundershtim me ligjin banesën e veprimtarit të njohur të PD të Kurbinit Maringlend Doçi si hakmarrje primitive për rolin që luajti në protestën e banorëve të Thumanës dhe mosbindjen civile të djeshme. Ata janë sjellë si gangsterë dhe kanë trysnuar edhe nënën e tij’, shkruan Berisha në Facebook.
Nga video e postuar në rrjetet sociale, dallohet kur Mariglend Doçi ka komunikuar në telefon me një prej shefave të policisë të cilët i kanë rrethuar banesën dhe i kanë trysnuar edhe të ëmën e cila ndodhej në shtëpi.
Postimi i plotë:
Stop terrorit të narko-policisë ndaj PD dhe aktivistëve të saj!
Banditë me uniformë me urdhër të Edi Ramës rrethojnë në kundershtim me ligjin banesën e veprimtarit të njohur të PD të Kurbinit Maringlend Doçi si hakmarrje primitive për rolin që luajti në protestën e banorëve të Thumanës dhe mosbindjen civile të djeshme. Ata janë sjellë si gangsterë dhe kanë trysnuar edhe nënën e tij.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte banditeske antiligjore të narko-policisë të urdhëruar nga Edi Rama.
📩 Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij!
Pershendetje Doktor . Desha tju njoftoj se drejtoria e policise Kurbin sapo me ka rrethuar shtepine me forca te fnsh duke me kerkuar mua dhe duke ber terror familjareve te mij. Mua me mori nena ime dhe i thashe me nxirr zoterine ne tel duke ju kerkuar te largohen nga banesa ne mamurras pasi un jetoj ne tirane per momentin. Nje pjese te bisedes e kam te regjistruar dhe po ta nis ta keni si material por fillimisht do dergoj nje avokat ne drejtorine e policise tirane per tu njohur me procedimin.