Erisa Xhixho: Mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e universiteteve

E mërkurë, 09 October 2024 19:05
 

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho shprehet se braktisja masive e universiteteve është këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi universitar në vend.

Xhixho në postimin e saj në rrjetet sociale thekson se mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e universiteteve. 

Postimi i Xhixhos:

Braktisja masive e universiteteve është këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi universitar në vend.

Viti i ri akademik nisi gjysmak për shkak të mosplotësimit të më shumë se gjysmës së kuotave.

Mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e universiteteve.

Shifrat tregojnë gjendjen reale të arsimit të lartë.

• 1/2 e kuotave në të gjitha universitetet e vendit janë bosh.

• 41.3% e degëve janë në rrezik për t’u mbyllur për shkak se nuk ka studentë

• 42.8% e programeve të studimit që janë prioritet kombëtar rrezikojnë të mbyllen pasi studentët nuk kanë treguar interes për to.

• Janë 2321 studentë të regjistruar më pak se në vitin 2023.

Degët e mësuesisë janë në rrezik mbylljeje. Në nivel kombëtar rrezikojmë të mbetemi pa mësues fizike, kimie apo matematike. Këtë vit janë regjistruar vetëm 5 studentë në degën e fizikës dhe 8 në atë të kimisë.

Kaq mjafton për të kuptuar se arsimi i lartë po shkon drejt humnerës. Qeveria ka dështuar me arsimin, sepse nuk e ka pasur kurrë prioritet. Mashtrimi me bursat për degët prioritare ka prodhuar braktisjen masive të tyre.

Ministria e Arsimit nuk ia doli dot kurrë t’u ofrojë të rinjve një alternativë reale kundër largimit nga vendi.

Vetëm duke fuqizuar arsimin mund të ringremë Shqipërinë.

Ky fuqizim nuk vjen duke folur për suksese imagjinare, por vetëm përmes politikave reale që nisin që nga buxhetimi i arsimit në nivelin 5% e GDP, financimi i kërkimit shkencor e deri te strategjitë specifike për çdo degë e program studimi.

Partia e Lirisë e ka arsimin një nga pesë prioritetet e saj sepse beson fuqimisht që përmes tij mund të ndalet shpopullimi i vendit.
Rrugë tjetër nuk ka!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...