Erdogan nis sulmin e parë nga Xhamia e Tiranës: Të qëndrojmë kundër terrorizmit shtetëror izraelit

E Enjte, 10 October 2024 22:47
 

Nga Xhamia e re e Namazgjahut, presidenti turk, Erdogan ka sulmuar ashpër lideri izraelit Netanjahu, për atë që ai e quajti terrorizëm shtetëror të Izraelit ndaj popullsisë palestineze në Gaza.

Sipas Erdogan, Netanjahu e ka treguar qarte se nuk e dëshiron paqen në Gaza. 

“Të dashur vëllezër e motra ka kaluar një vit nga gjenocidi që ka startuar nga Izraeli në Gaza në tokat palestineze. Janë 50 mijë vëllezër që janë vrarë nga sulmet e Izraelit e kanë rënë shehid. Janë bombarduar xhami, shkolla e tregje. Izraeli vazhdon sulmet barbare ndaj fëmijëve dhe grave. Izraeli tashmë e ka drejtuar ofensivën e tij drejt Libanit. Është një detyrim i moralit dhe ndërgjegjes njerëzore për të gjithë ata që kanë ndjenja të qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror që aplikohet nga Netanjahu në Palestinë. Netanjahu e tregoi qartë se nuk e do paqen.  I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar se ne duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët”, tha Erdogan. 

Në lidhje me xhaminë e re të Namazgjasë, presidenti turk u shpreh se objektet e kultit jo vetëm duhet të ndërtohen, por edhe të ruhen nga qarqe që kanë qëllime okulte dhe personale, duke referuar në këtë mënyrë organizatës FETO që Turqia e ka shpallur terroriste.

“Feja jonë e madhe na detyron që jo vetëm t’i ndërtojmë xhamitë, por t’i mbrojmë ato. Njësoj sikur sot që po ndërtojmë xhaminë, duhet të përpiqemi që këto vlera t'i mbajmë gjallë mes nesh. Ne nuk duhet të shkëputemi nga feja islame, nga feja e paqe dhe nuk duhet t’ua lemë fushën bosh qarqeve që punojnë për interesa personale. Pra kjo është detyra e çdo myslimani që ka vetëdije dhe ndërgjegje. Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve myslimanë me ndërgjegjie të pastër. Turqia do të vazhdojë t’iu qëndrojë pranë atyre që kanë nevojë. I lutem Allahut që të gjitha lutjet në këtë xhami të pranohen nga i madhi zot”, u shpreh Erdogan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...