Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn. Beteja nuk ndalet!

E Enjte, 10 October 2024 22:56
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të bashkohen në protestën e radhës që do zhvillohet ditën e nesërme, e premte 11 tetor përpara bashkisë.

‘Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn. Beteja jonë nuk ndalet kurrë!’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

BerishaKy është regjimi që çdo ligj, çdo normë dhe standard të një shteti normal, e ka zëvendësuar me vullnetin, me dufet, me epshet politike të kreut të narkoshtetit dhe banditëve të tij.

Miq, beteja me mafien e regjimit është një betejë jo e lehtë, por është një betejë plotësisht e fitueshme dhe ajo ka vetëm një kusht, të vazhdojmë, të vazhdojmë, të vazhdojmë.

Është radha jonë, është radha jonë!

Ky regjim nuk ndalet kurrë po nuk e ndalëm ne.

Ky regjim nuk ka mëshirë, nuk ka ndjenja, e urren shqiptarin dhe shqiptarët.

Duhet përmbysur një minutë e më parë.

Ky regjim përmbyset vetëm atëherë kur ne të protestojmë çdo ditë, të protestojmë në mbarë Shqipërinë.

T’ia dridhim tokën nën këmbë kësaj fare hajdutërish, që po zbrazin Shqipërinë, po dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre.

Ndaj dhe nesër në ora 11:00, qytetare dhe qytetarë tek bashkia, për të kapur për zverku Erion Veliajn.

Beteja jonë nuk ndalet kurrë!

Beteja jonë ka vetëm një objektiv: qeverinë teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitoren e opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...