Balliu: SPAK - një vegël e pushtetit të drogës

Premte, 11 October 2024 18:43
 

Shefi i organizimit të PD Klevis Balliu dhe koordinatori rajonal për Tiranën, mbajti fjalën e tij sot, para Bashkisë Tiranë.

Balliu u shpreh se SPAK është kthyer në një vegël të pushtetit të drogës.. 

“Ata që na ishin mërzitur se qenka prishur fasada e partisë së krimit, turpi nuk është i joni pse është prishur ajo fasadë, por pse nuk është prishur më përpara” shtoi Balliu.

Kemi disa ditë që protestojmë këtu... por që të gjithë jemi mbledhur këtu, përfshirë dhe ata që në datën 7 ne i kishim përballë, jo vetëm në terren por dhe në studio, me një frikë, se mos vazhdon apo nuk vazhdon data 7.

Data 7 do  vazhdojë. Data 7 do përshkallëzohet, përderisa ju nuk dëgjoni zërin e qytetarëve.

Të gjitha ata analistë që paguhen me lekët që ju vjedhin juve nga qeveria, pseudo-analiztë që sulmojnë opozitën nga studio në studio, sulmojnë opozitën dhe qytetarët se pse kanë protestuar dhe nuk sulmojnë këtë qeveritarë që vjedhin përditë.

Sot në burgje janë protestuesit, nuk është vemja e bashkisë.

Sot në burgje janë protestuesit, jo Olsi Rama e Belinda Balluku.

Sot në burgje janë protestuesit, nuk është Olta Xhaçka me burrin e saj, sot në burgje janë protestuesit dhe nuk është autori dhe arkitekti shpopullimit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pse?

Sepse SPAK është kthyer në një vegël të pushtetit të drogës, në dorën e pushtetit  të partisë së krimit, dhe ata që na ishin mërzitur se qenka prishur fasada e partisë së krimit, turpi nuk është i joni pse është prishur ajo fasadë, por pse nuk është prishur më përpara...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...