Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim, varfëri dhe po i përzë nga Shqipëria

Diel, 13 October 2024 12:46
 

Në konferencën për shtyp para gazetarëve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje të hapur për qytetarët shqiptarë që të ngrihen kundër qeverisë, të cilën ai e akuzon për korrupsion dhe vjedhje masive të fondeve publike.

Berisha u shpreh se rritja ekonomike e reklamuar nga qeveria është një mashtrim i madh, që përfiton vetëm qeveritarët dhe oligarkët, ndërsa qytetarët e zakonshëm po vuajnë nga rritja e çmimeve dhe varfërimi i mëtejshëm. Ai kritikoi ashpër trajtimin e pensionistëve dhe tha se vetëm një qeveri teknike mund të shpëtojë vendin nga kjo situatë, duke propozuar masa konkrete si vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro. 

Berisha përfundoi thirrjen e tij duke theksuar se është koha për një betejë pa kthim për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike dhe politike.

FJALA E BERISHËS: 

E njëjta gjë është rritja ekonomike.

Do të dëgjoni ju këtu se buxheti u rrit në 8 miliardë.

Se rritja ekonomike u dyfishua.

Kjo rritje ekonomike e dyfishuar është parajsë për qeveritarët hajdutë, për narkoqeveritarët hajdutë, për oligarkët gjakpirës, për klientelën e qeverisë.

Por kjo rritje, ky dyfishim është ndëshkim për qytetarët sepse është rritje stratosferike çmimesh të ushqimeve dhe apartamenteve. Ajo i shndërron apartamentet në molla të ndaluara për qytetarin e thjeshtë.

Injorim, shumëzim me zero në rritjen 8 miliardë të 700 mijë pensionistëve shqiptarë.

Edhe njëherë, rikujtoj çdo pensionist se ky është një qëndrim më çnjerëzor, për përçmues dhe përbuzës që mund të ketë mbajtur kush ndaj tyre.

E them këtë jo për politikë, por e them me bindje të madhe sepse nuk po kthehem mbrapa te koha kur pensionet u dyfishuan, por po qëndroj këtë vit në Kosovë.

Çfarë bëri qeveria e Kosovës? Qeveria e Kosovës deklaroi se do rrisë pensionet 20 përqind dhe më një akt të përgjegjshëm depozitoi në fondin e pensioneve, që ishte 500 milionë euro, edhe 100 milionë euro.

Shtoj këtu se në Kosovë, çdo qytetar, pavarësisht se a ka punuar një ditë, por ka ardhur në moshën e pensionit, merr 100 euro. Dhe që nga java e kaluar, do marrë 120 euro.

Kurse Edi Rama me njërën dorë ua dha 4 përqind indeksim, me dorën tjetër ua vodhi këtë shumë dhe i la me 1.6 përqind pensionistët tanë.

Duke përfunduar, unë u bëj thirrje shqiptarëve, të ngrihemi një betejë pa kthim.

Të mos lejojmë që parlamenti i krimit dhe drogës, që qeveria organizatë kriminale, të realizojë vjedhjen më të madhe në histori në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Rruga e vetme është krijimi i një qeverie teknike dhe unë edhe njëherë zotohem para jush se Shqipëria në aktin e parë do vendosë minimumin jetik 200 euro, çka nënkupton se nuk mund të ketë pension të asnjëlloji dhe nuk mund të ketë shqiptar që nuk do marrë 200 euro si minimum.

Dhe rroga minimale do rritet në 500 euro.

Nuk do paguajnë shqiptarët 215 euro për turist dhe të marrin gjithsej 4 euro. Merr fund kjo.

Merr fund koha kur ndërtohen rrugët me çmime 10 herë më të shtrenjta se në Kroaci.

Merr fund koha kur rrugët ndahen në llokma. Po ju rikujtoj vetëm Unazën e Madhe të Tiranës. Në vitin 2013 mbaruan 3 lotet e para të saj. Nga viti 2013 për 11 vite, në një autostradë që është gjithsej 27 kilometra, dhe që 6 ishin të përfunduara, para një muaji Rama dhe Lubia e tij Balluku deklaruan se është përfunduar në 70 përqind. Sepse e ndajnë në kilometër pas kilometri, për të vjedhur kilometër pas kilometri.

Kjo është teknika e tyre.

Ndaj dhe njëherë, ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim, varfëri dhe po i përzë nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...