Njihet në Gjermani dhe mbarë Europën si vëllai i Olsit, Rama: Kam punë për të përfunduar...

Hënë, 14 October 2024 17:49
 

Edi Rama, në prag të hapjes së kampit në Gjadër, në një intervistë për “Reuters” nuk ka pranuar se do bëjë marrëveshje të tjera me vende të BE-së për emigrantët, por nuk e ka mohuar një gjë të tillë, pasi është mbështetur të mos pasja e kapaciteteve aktualisht, dhe hijet e dyshimit për premtime të dhëna Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë nuk fshihen dot me një intervistë.

Rama ka thënë për median e huaj se Shqipëria ka bërë një marrëveshje me Italinë për të pranuar refugjatët që mbërrijnë atje, për të ndihmuar në frenimin e migracionit të parregullt në BE. 

I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm. “Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër,” ka thënë Rama.

 

Rama ka thënë se synon të kandidojë për një mandat të katërt në 2025. “Plani është të kandidojmë. Unë besoj se duhet të kandidoj sepse ka punë për të përfunduar. Në këto tre mandate, ne kemi bërë gjëra të mahnitshme. Shqipëria ishte vetëm një lajm i keq kur bëhej fjalë për lajme, por tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mire, por nuk ishte bërë ende realitet. Ka ende shumë gjëra për tu bërë, siç është lufta kundër korrupsionit që duhet të jetë një luftë e pakthyeshme”, është shprehur ai.

Dhe gjërat e mahnitshme oponioni publik gjerman dhe ai mbarë europian i di fare mirë pasi për herë të parë në mediat më prestigjoze gjermane dhe europiane për shqipërinë flitet për narko-shtet dhe një familje kryeministrore të lidhur me mafien ndërkombëtare.

Shqipëria nën Edi Ramën ka bërë vërtetë hapa të mahnitshme, pasi për herë të parë Europa njeh vëllain e kryeministrit për lidhjet e tij të dyshuara më trafikantët ndërkombëtarë dhe e gjitha kjo siç shkruajnë dhe kanë investiguar mediat e huaja nën mbrojtjen e vëllait kryeministër.

Rama merr pjesë sot në Procesin e Berlinit, me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE, ndërsa Shqipëria kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian 2030-ën.

Rama dhe Vuçiç janë dy njerëzit kryesor që sabotuan nismën për intëres të Rusisë dhe hapën idenë e “Open Balkan”.

“Një marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për rajonin e Ballkanit Perëndimor është e arritshme. Do të jetë e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s,” tha ai në intervistë përpara samitit të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Scholz do të bisedojë me Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në negociatat që u nisën në 2014 me synimin për të integruar rajonin në politika më të përputhshme me BE-në.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...