Kujt i duhet Edi Rama kryeministër?

Hënë, 14 October 2024 18:53
 

Sigurisht Shqipërisë jo. Aq më pak çështjes kombëtare dhe rritjes së rolit të shqiptarëve në Ballkan. Ai është kthyer sot në një karrocier të çmendur, që po drejton karrocën Shqiptare drejt greminës dhe shkatërrimit.

Edi Rama erdhi në pushtet si misionar, jo për të çuar interesat e shqiptarëve përpara, por për të plotësuar egon e tij të sëmurë se kishte një mision në histori. Ai tregoi se nuk kishte vizion për zhvillimin e vendit, por një dashuri të tejskajshme për veten për tu dalluar mbi të tjerët; një shtetar i dështuar por një demagog par excellent; një njeri që nuk sillte ide, por i blinte ato me forcën e korrupsionit dhe i ngjyroste ato për t’ia shitur botës si origjinale, revolucionare dhe të guximshme. Për të Shqipëria ishte vetë ai, ndërsa interesat e Shqipërisë pushteti i tij.

Prandaj Shqipëria sot nuk ka një politikë të jashtme që të mbrojë interesat kombëtare dhe ti shërbejë shtetit Shqiptar. Ajo është personalizuar nga kryeministri, i cili e përdor atë për tu evidentuar. Ai shfaqet si aleat i perëndimit por edhe ushtar i bindur i Erdoganit, projektues i shtetit Bektashi, por edhe zbatues i dominimit osman në Ballkan; votues i rezolutave të Konferencës së Bashkëpunimit Islamik në OKB për Palestinën, por edhe admirues i pushtetit politik që kanë hebrenjtë në botë; argat i influencës serbo-ruse për ndryshimin e Ballkanit, por edhe mashtrues i guximshëm për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë me një president të përbashkët; I gatshëm për të promovuar samitet europiane, por edhe i dashuruar me Ballkanin e Hapur, që e ruan të fshehur si një alternativë për të ardhmen.

Ai e ka kthyer Shqipërinë në një republikë bananesh, me një politikë të jashtme klienteliste që i shërben të parit që e kërkon, por gjithmonë në funksion të ruajtjes së pushtetit të tij. Por politika kreative, aventuriere e Ramës po bëhet nga dita në ditë një rrezik real për Shqipërinë. Ai realizon politikën e jashtme jo vetëm duke u bërë përmbarues i politikave të shteteve të tjera, por duke abuzuar me sovranitetin e Shqipërisë për tu bërë i pranueshëm. Ishte Rama që pranoi ndërkombëtarisht që veriu i Kosovës është ‘tokë e askujt’, duke i bërë një shërbim të madh Serbisë për të mbajtur veriun e Kosovës si një konflikt të ngrirë. Ishte ai që i dha Melonit territor në Shqipëri nën sovranitetin Italian për vendosjen e emigrantëve afrikanë, që të mos rrinë në Itali por të grumbullohen në Shqipëri. Është Rama që pranon politikat e Erdoganit për dominim fetar dhe importon luftën e brendshme të një shteti tjetër në territorin e një vendi sovran si Shqipëria. Është ky kryeministër që investimet strategjike kryesore jua ka dhënë investitorëve arabë, turq dhe klientëve të tij duke e kthyer Shqipërinë në një plaçkë tregu dhe ato territore që i mbeten si Sazani, Zvërneci për blerjen e influencës politike për pushtetin e tij.

Po kujt i intereson një kryeministër i tillë si Edi Rama?

Një figurë e tillë sa groteske aq dhe e dashuruar me vetveten ju duhet gjithë politikanëve dhe grupeve të interesuara për të avancuar politikat e tyre në Ballkan. Ju duhet burokratëve perëndimore për të zgjidhur krizat e tyre dhe largimin e zonave të tensionit jashtë territorit të tyre. Ju pëlqen sundimtarëve të rinj ballkanikë për të krijuar zonat e influencës dhe vasalët e rinj si Turqisë. Eshtë i domosdoshëm për ideatorët e projektit të Ballkanit të Hapur për të justifikuar politikat e tyre anti-Kosovë në favor të Serbisë. Ju intereson atyre qarqeve anti-shqiptare për të ndryshuar kufijtë ballkanikë, gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimon dhe rikthimin e dominimit serb në rajon. Pra, ai mbahet dhe përkrahet si nje lider kukull Shqiptar kundër interesave kombëtare të Shqipërisë në rajon.

Por për çfarë i duhet Shqipërisë një kamaleon i rrezikshëm si Rama? A është i gatshëm një popull i tërë për të sakrifikuar sovranitetin e tij përpara një aventurieri politik si Rama?

Ne duhet të kuptojmë që këto qëndrime klienteliste nuk mbeten vetëm për show politik. Ato kanë pasoja të mëdha në ardhshmërinë e kombit tonë, në mos cenimin e integritetit territorial të Kosovës, të kthimit të Shqipërisë në një vend vasal të Turqisë, i prishjes së harmonisë fetare, etj. etj.

Edi Rama sot është bërë jo vetëm një barrë për Shqipërinë, por edhe rrezik për të ardhmen e saj.

Pse duhet të shpopullojmë vendin tonë për ti lënë pushtet absolut?!

Në qoftë se duam Shqipërinë, mosbindja civile është pak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...