Nisja e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë ka gjetur jehonë edhe në mediat gjermane.
Revista gjermane ‘Stern’ shkruan se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ndërkohë BE do të nisë negociatat pikërisht me kapitujt që lidhen me shtetin ligjor.
Kurse rrjeti televiziv gjerman, ZDF ka intervistuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e pyet se si kërkon integrimin, kur Departamenti amerikan i Shtetit thotë se korrupsioni është i përhapur në çdo nivel të qeverisë.
“Korrupsioni është i përhapur në të gjithë sektorët dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Shqipërinë. Si do ta arrini këtë?
Rama: Kur të lexoni raportin e Ministrisë së Jashtme, ju lutemi lexoni edhe çfarë thotë për vendet e tjera, madje edhe për vendet e BE-së. Dhe ju lutemi lexoni gjithashtu raportin e Komisionit Evropian. Komisioni falënderon Shqipërinë për reformën më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse në drejtësi në rajon.
Falë kësaj reforme, njerëzit e lidhur me pushtetin, qofshin në pushtet apo në opozitë, do të dalin përpara gjyqtarëve dhe prokurorëve të pavarur.
Ata do të akuzohen dhe do të dënohen. Sigurisht që kemi ende probleme me korrupsionin. Por ne jemi në rrugën e duhur.