Ashtu siç është njoftuar disa herë nga nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, opozita duket se ka vendosur edhe datë se kur do të shkojë të protestojë para Parlamentit Europian, në Strasburg, për përsekutimin politik që Edi Rama po i bën asja, duke siguruar hera – herës edhe heshtjet e diplomatëve europianë në Tiranë, të cilët shërbejnë si barrierë për pengimin e të vërtetës duke favorizuar kështu pushtetin e Ramës.
Syri TV mëson se me datë 23 tetor rreth 30 deputetë të opozitës do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në Strasburg.
Kjo është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.
Kujtojmë se mazhoranca ka përjashtuar 24 deputetë nga seancat plenare në e vennimin fundit, po mbahet nën arrest politik lideri i opozitës dhe kreu i PD, Sali Berisha, arrestohet në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji dhe nuk respektohen vendimit e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria, arsye këto që kanë detyruara deputetët e opozitës të protestojnë në Strasburg.