Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka takuar gjatë ditës së sotme Presidentin e Nderit të Unionit Ndërparlamentar, Pier Ferdinando Casini!
Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se, “diskutuam gjatë rreth situatës politike në Shqipëri, arrestimet dhe burgosjet politike, korrupsionin dhe çështjen e emigrantëve nga Afrika që do të mbyllen në kampin e instaluar në Shqipëri”.
Postimi:
Sot zhvillova një takim me Presidentin e Nderit të Unionit Ndërparlamentar z.Pier Ferdinando Casini!
Diskutuam gjatë rreth situatës politike në Shqipëri; arrestimet dhe burgosjet politike, korrupsionin dhe çështjen e emigrantëve nga Afrika që do të mbyllen në kampin e instaluar në Shqipëri.
Pier Ferdinando Casini ka mbetur nga të paktët politikanë të racës, ndërkohë që figura të tilla i mungojnë sot politikës ndërkombëtare!