Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet e qeverisë së Edi Ramës me ndërtimin e rrugëve.
Sipas kryedemokratit, ‘në Kroaci 1 kilometër rrugë ndërtohet me 1.2 milionë euro, ndërsa rruga Shëngjin-Velipojë ndërtohet me 8-fishin e çmimit’.
Berisha: Miqtë e mi, po si mundet, si mundet që varfëria, rreziku i varfërisë për shqiptarët të jetë 15 pikë më i lartë se sa për maqedonasit, 17 për serbët dhe malazezët.
Po mor miq, po. Sepse Kosova e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se sa Shqipëria. Sepse Maqedonia e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se Shqipëria. Sepse Shqipëria vjedhjen, ryshfetin e ka në çatinë e botës.
Kjo sepse Kosova, Maqedona, Serbia ndërtojnë rrugë me çmime që përcaktohen nga kostoja e ndërtimit. Kurse në Shqipëri rrugët ndërtohen nga oreksi i hajdutëve.
Në qoftë se, një autostradë në Kroaci, do ta përsëris këtë, por duhet përsëritur ama, se kur shikon se në Kroaci, vend anëtar i BE, me standarte europiane ndërtimi që zbaton, aplikon manualin e ndërtimit të BE-së, ndërtohet 1 km rrugë të autostradës Beli- Manastir 27 metra e gjerë me 1.6 milionë euro. Kurse në Shqipëri rruga Korçë-Ersekë ndërtohet me 5 mln euro. Rruga Shëngjin-Velipojë ndërtohet me 8-fishin e rrugës në Kroaci.
A nuk del këtu pra, se çmimet që paguani ju të dashur qytetarë nuk i përcakton kostoja e ndërtimit, por i përcakton oreksi i pangopur i këtyre të babëziturve që vjedhin ditë, që nuk ngopen kurrë së vjedhur ju qytetarëve.