Lideri demokratik, Sali Berisha, teksa mbajti fjalimin e tij ditën e sotme, ju drejtua Ramës, teksa u shpreh se nuk ka tunel që e shpëton atë nga vrulli i urrejtjes popullore.
''Në Surrel qoftë apo kudo tjetër, të dërgosh RENEA-n kundër deputetëve, t’u nxjerrësh armët e zjarrit deputetëve, përsërit skenarët e viteve ’45 të sojit të paraardhësve të Edi Ramës dhe Hoxhës në krye të rendit'', shtoi Berisha.
Unë kam një përshëndetje shumë të veçantë për qytetarët, të cilët pas mosbindjes civile te bashkia, sulmuan në parlament bandat e qeverisë.
Të dashur miq, zhvillimet e sotme dëshmojnë para çdo shqiptari se ka vetëm një rrugë dhe kjo është mosbindja civile.
Por unë dua t’i them Edi Ramës, ti që dërgon banditë të armatosur kundër deputetëve, i bindur të jesh se nuk ka tunel, nuk ka vrimë miu që të shpëton ty nga vrulli i urrejtjes popullore, mosbindjes civile.
Në Surrel qoftë apo kudo tjetër, të dërgosh RENEA-n kundër deputetëve, t’u nxjerrësh armët e zjarrit deputetëve, përsërit skenarët e viteve ’45 të sojit të paraardhësve të Edi Ramës dhe Hoxhës në krye të rendit.
Parlamentin e asgjëson, e shndërron në institucion krimi. Në një institucion ku Kushtetuta digjet.
Qytetarë dhe qytetare, me Kushtetutë, me ligjet, bandat me uniformë të policisë nuk mund të shkelin në parlament.
Kjo është garancia që Kushtetuta u ka dhënë përfaqësuesve tuaj, në mënyrë që ata të vendosur të mbrojnë me të gjithë mënyrat interesat tuaja.
Kurse sot Edi Rama me bastardin e familjes Hoxha në krye të rendit, mendoi se do t’i frikësonte deputetët me banditë të armatosur.
I përshëndes deputetët që i treguan vendin dhe i garantoj se për aktin që kanë kryer sot do të përgjigjen gjithë jetën.