Juristi Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Gjykatës italiane të Emigracionit për rrëzimin e paktit Rama - Meloni dhe ka krahasuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila nën urdhërat e Ramës e kaloi marrëveshjen me atë të një gjykate të thjeshtë në Itali, siç është ajo e emigracionit. "Gjykata e Emigracionit në Romë është ku e ku më lart sesa gjykata jonë më e lartë, kushtetuesja dmth...",- shkruan Manjani.
Postimi i Plotë:
Ç'a perle kjo puna e emigrantëve të Melonit ore.!!
Sollën16, katër i morën mbrapsht që ditën që i sollën. Tani duhet të vijnë e ti marrin edhe ato të 12-të me urdhër të gjykatës së tyre të emigracionit.
Hahahahahahahahahahahahahahahahahaaaaaa.
Perlë mo, perlë! Me anije luftarake e më the e të thashë. Me tam-tame si model i paparë menaxhimi i krizës së refugjatëve. Më shumë roje sesa emigrantë!!!
O sa qesharakë ore!
Hahahahahahahahahahahahaaaaa
Ndërkohë Gjykata e Emigracionit në Romë është ku e ku më lart sesa gjykata jonë më e lartë, kushtetuesja dmth...
S'na pati hije asnjëherë drejtësia, pavarësia e shteti në tërësi me thënë të drejtën.