Kuvendi monist i Ramës vijon përjashtimet e deputetëve të PD/ Ndëshkohen Elda Hoti dhe Petrit Doda

Premte, 18 October 2024 23:06
 

Ashtu sikur edhe e paralajmëroi ditën e djeshme, kryetarja e Kuvendit të Shqipëisë, Elisa Spiropali, dy deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga seancat plenare.

Ditën e sotme, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda. 

Vendimi i 'Etikës' vjen në lidhje me ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Hoti dhe Doda, të cilët ishin mes deputetëve të paktë që ndodheshin brenda sallës ku u zhvillua seanca plenare, zhvilluan mosbindjen e tyre civile, të deklaruar më herët si aksionin e tyre politik. 

Kujtojmë se ditën e djeshme, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, si brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit. 

Në lidhje me deputeten e PD, Elda Hoti, vlen të përmendet fakti që një punonjës mashkull i gardës ka ushtruar dhunë direkte ndaj saj, duke e prekur me duar dhe duke e mbledhur rreth vetes së tij, një veprim sa antiligjor por edhe antimoral, pasi një deputete femër nuk mund të preket në asnjë mënyrë me dorë, sidomos nga një gardist mashkull. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...