Balliu: SPAK si organizatë elektorale e PS!

Tuesday, 22 October 2024 18:28
 

Nga Klevis Balliu:

Prej kohësh opozita po sulmohet me arrestime politike për të dëmtuar forcën dhe fuqine e saj elektorale.  

Analistet e paguar të qeverisë deklarojnë se drejtesia e re po godet pa preference politike. Teresesisht e pavërtetë.  

Nërastin e fundit te deputetit Cyrbja, arrestim i tij erdhi si rrjedhojë e hetimeve Belge dhe Franceze dhe pergjimeve SKY ECC, në të cilat u vërtetua per te disatë herë lidhja e pushtetit te RAMES me krimin si dhe bashkepunimi i ngushtë elektoral i tyre. 

Dhe nuk pamë falenderim te Francës apo Belgjikës nga ana e SPAK.

Kjo vlen edhe per rastin e Pellumb Gjokë, Arben Ndokës, dhe Bajrave në Shkodër, që urdheronin deputetin mos e takonin ministrin. 

Pra këto hetime janë të prokurorisë Belge dhe Franceze.

E vetmja gje qe ka bere SPAK, thjeshtë dhe vetëm i ka vonuar ato, sepse cfarë kuptimi ka heqja e mandatit të Cyrbes sot, kur na ndajne pak muaj nga shperndarja e parlamentit. 

I vetmi hetim elektoral i SPAK është bërë ndaj opozitës, në rastin e kandidatit fitues Fredi Belerit, i cili sot është europarlamentar, ndryshe nga deputetët dhe investitorët strategjik të Edi Rames që janë në burg.

Narkodrejtësia e Ramës arreston opozitën përpara zgjedhjeve sepse kërkon të garantoj fitoren e qeverisë të krimeve intelektuale.

Në SHBA, Donald Trump me 43 akuza mbi të, drejtësia vendosi të mos japi vendim dhe të mos marri masë deri në perfundimim e procesit demokratik sepse sipas drejtesisë amerikane ata kurre nuk mund të ndërhynë në një process demokratik, pasi ajo do të ishte fundi I pluralizmit. 

Narkodrejtësia arreston liderin e opozitës pa fakte e prova, arreston dhe kryetarin e partisë së dytë më të madhe ish presidentin Ilir Meta, arreston deputetin e opozitës Salianjin sepse denoncon krimin,  arreston kandidatin fitues të opozitës si Beleri, nderkohë Xhacka e Amand Josifit është e lire, burri i saj që vodhi pronat në bregdet është i lirë,Balluku Tigrit 1 dhe Tigrit 2 është e lirë, Veliaj i inceneratorëve dhe i 5D është i lirë, Olsi I Xibrakes është i lirë, Rama i Sinalohës dhe i gjithckaje ështe i lirë.

SPAK rezulton de facto shef shtabi elektoral per Partinë Socialiste, me urdhër dje për të zhvendosur vëmëndjen nga hetimet e vërteta Belge dhe Franceze, arrestoji presidentin Ilir Meta dhe në fakt as dje e as sot nuk ka asnjë diskutim për një pyetje kryesore në cështjen Cyrbja, me kë foli  Altin Hajri që kishte autoritetim dhe fuqinë per të ngritur Cyrben në detyrë nga numri 5 në numrin 3 në listën e qarkut Durrës, ku kandidonte vetë Rama, në Partine e Rames.

Pra kemi nje konfirmim nga vetë pseudo drejtësia se zgjedhjet e Durrësit i janë vjedhur opozitës me banda.

Modifikuar më Tuesday, 22 October 2024 18:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...