Berisha: Me aktin e djeshëm, Rama kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, kërkon të trembë qytetarët

Tuesday, 22 October 2024 23:17
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ia ka faturuar Edi Ramës aktin e djeshëm ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që sipas kryedemokratit, kërkon të frikësojë qytetarët.

‘Me aktin e djeshëm, Rama kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, kërkon të trembë qytetarët’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, me aktin e djeshëm, me pusinë për ta ekzekutuar apo rrëmbyer, Edi Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij kafshërore shtazore ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët.

Kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij.

Kërkonte me çdo kusht t’i ndryjë në konformizëm, armikun më të egër, intelektualët e vendit, duke i trembur se një fat si ai i djeshmi i ish-presidentit, mund t’i presë edhe ata në çdo moment.

Me këtë akt, për çdo opozitar dhe demokrat, Edi Rama firmosi përballjen dhëmb për dhëmb.

Përballjen me guximin dhe shpirtin e tyre të pamposhtur.

Përballjen me sakrificat e tyre me çdo çmim për rrëzimin e kësaj diktaturë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ndaj dhe sonte thirrja ime është para së gjithash e mbi të gjitha për të rinjtë shqiptarë, ne që kaluam rininë në diktaturë, skena të tilla publike, prita me banditë të heqjes zvarrë, i kemi jashtëzakonisht të rralla.

Kurse ju, iu takoi të shihni cili është shpirti i vërtetë i Edi Ramës.

Cili është morali i bastardit pasardhës i Enver Hoxhës, ministrit me dy mbiemra apo tre.

Cila është fytyra e vërtetë e Dumanit, këtij mercenari më kriminel se Nuredini.

Cili është morali, karakteri i banditit Proda, narkokomisarit që ka për mbiemër të dytë Shullazi apo Troplini.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...