Berisha: Rrëmbimi i Metës, rikthim në ditët më të zeza të diktaturës! Rama, njeriu më i rrezikshëm për shqiptarët

Tuesday, 22 October 2024 23:34
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një lidhje direkte me Adi Krastën në A Show në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe rrëmbimin e kreut të PL-së, Ilir Meta.

Sipas Berishës, ngjarjet e fundit janë prova apo dëshmia më e re e instalimit në Shqipëri dhe se Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet.

‘Këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela. Edhe dje Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet dhe e gjitha kjo për urrejtjen e papërmbajtur të Edi Ramës, i cili pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë as edhe të diktaturave ideologjike, por ‘mobokracitë’ apo ‘diktatura e bandave’ është diktaturë që nuk ka ligje nuk ka rregulla nuk ka Kushtetutë, ka vetëm interesa dhe ndjenja të narko-diktatorit’, u shpreh Berisha.

Intervista në studio:

Krasta: Doktor Berisha ju falënderoi që jeni në transmetimin me ne. A mund ti konsideroni zhvillimet e 24 orëve të fundit?

Berisha: Ngjarjet e fundit janë prova apo dëshmia më e re e instalimit në Shqipëri, të një regjimi të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, për të cilin nuk ekzistojnë Kushtetutë, ligje të drejta njerëzore, por vetëm interesa, dufe urrejtje të njeriut që mban të gjitha pushtetet në duart e tij sot. Këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela. Edhe dje Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet dhe e gjitha kjo për urrejtjen e papërmbajtur të Edi Ramës, i cili pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë as edhe të diktaturave ideologjike, por ‘mobokracitë’ apo ‘diktatura e bandave’ është diktaturë që nuk ka ligje nuk ka rregulla nuk ka Kushtetutë, ka vetëm interesa dhe ndjenja të narko-diktatorit.

Ky akti u provon shqiptarëve se Edi Rama përbën për ta njeriun më të rrëzikshëm përbën për fëmijët e tyre për të ardhmen e tyre njeriun më të rrezikshëm. Në këtë kontekst shpresoj dhe uroj të jetë një kushtrim për mbarë shqiptarët për tu përballur sa më shpejtë dhe sa më fuqishëm me këtë regjim. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...