Nga Strasburgu ku ndodhen para Parlamentit Evropian për të sensibilizuar eurodeputetët mbi demokracinë në Shqipëri, deputetja e PD, Elda Hoti tha se vendi ynë tashmë qeveriset nga znjë diktator siç është Rama dhe që ka marrë peng Shqipërinë.
Gjatë një prononcimi dhënë pë gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizaj që po ndjek nga afër ‘protestën’ e ligjvënësve demokratë atje, Hoti u shpreh se përgjimet nga SKY treguan se vendim-marrësit në Shqipëri janë bandat kriminale, që sipas saj udhëhiqen nga Rama.
Për ligjvënësen demokrate, është e pamundur të flasësh për demokraci funksionale në Shqipëri kur lideri i opozitës, Sali Berisha, deputeti Salianji dhe ish-presidenti Ilir Meta, janë burg dhe me dosje të stisura politikisht, pa prova e fakte.
Hoti nga Strasburgu paralajmëroi protestën e radhës së mosbindjes civile, që do të mbahet pasditen e 29 tetorit në Tiranë.
Shqipëria sot qeveriset nga një diktator si Rama që ka marrë peng vendin, që u pa te përgjimet Sky, që vendosin bandat kriminale se kush do bëhet deputet kush do qeverisë institucionet. Bandat e krimit të organizuar kanë marrë peng shqiptarët e vendin, Rama që e ka degraduar Shqipërinë.
Kemi thirrur protestën e radhës më 29 tetor me mosbindje civile. Rama paraqet një Shqipëri ndryshe, s’e kemi demokraci funksionale. Si të flasim për demokraci funksionale në Shqipëri kur kemi liderin e opozitës në burg pa fakte e prova, kur ka denoncuar korrupsionin në vend. Si të flasim për demokraci kur deputeti Ervin Salianji është në burg. Kur ish –presidenti arrestohet sikur të ishte mafioz e bandit, ndërsa bandat e kriminelët njoftohen e ikin nga Shqipëria.
Qytetarët ikin duke rrezikuar veten me gomone nga ky regjim. Jemi këtu për çdo padrejtësi ndaj çdo shqiptari e për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët për atë që po ndodh në Shqipëri.