Eurodeputetët: Shqipëria të sigurojë zgjedhje të lira...të trajtojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

E mërkurë, 23 October 2024 22:40
 
 

Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodeputeti tjetër Arkadiusz Mularczyk kanë reaguar mbi takimet e zhvilluara me përfaqësues të opozitës shqiptare, duke u përqendruar në çështjet kyçe që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në postimin e tij në rrjetin social “X”, Kols theksoi se kishte nderin të drejtonte këtë diskutim produktiv, ku morën pjesë edhe përfaqësues të grupit politik të ECR. Diskutimet u përqendruan në reformat kritike që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të përparuar drejt integrimit në BE. 

Postimi i plotë i eurodeputetit Kols:

Sot pata nderin të drejtoj një takim produktiv midis @ecrgroup dhe përfaqësues nga opozita politike shqiptare. Ne u përqendruam në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kolegët tanë shqiptarë ndanë shqetësimet e tyre për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.  Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, duke siguruar që procesi të qëndrojë i fokusuar dhe i orientuar drejt rezultateve.

Ndërkohë eurodeputeti tjetër Arkadiusz Mularczyk, shkruan se:

“Sot u takova me deputetë të opozitës të Kuvendit të Shqipërisë, që përfaqësojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë konservatore. Shipëria, e cila kohët e fundit filloi bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, është në një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit. Besoj se do të përfundojë me sukses. Gjatë bisedimeve tona, ne diskutuam reformat kryesore të nevojshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu folëm për situatën gjeopolitike në rajon dhe sfidat që Shqipëria duhet të kapërcejë në rrugën e integrimit në BE. Polonia është një avokate e një politike aktive të zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është thelbësore që rruga e tyre drejt anëtarësimit të mos jetë një garë pa vijë fundi në horizont.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...