Kampet në Shqipëri si Guantanamo’/ Eurodeputeti: Qentë në Europë trajtohen më mirë se ai rezervuar...

E Enjte, 24 October 2024 18:25
 

Një tjetër eurodeputet italian është deklaruar kundër paktit Rama-Meloni për kampet e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri.

Duke folur me tone të ashpra kundër kësaj marrëveshje, eurodeputeti i Verdi , Ignazio Marino, gjatë një seance plenare në Strazburg, i ka quajtur kampet në Shqipëri si kampe përqëndrimi dhe se ngjasojnë identike me bazën amerikane të Guantanamos në Kubë. 

‘Kampi për azilkërkuesit e krijuar nga Italia në Shqipëri është “një kamp përqendrimi ” i cili ka një precedent të fundit, burgun në bazën amerikane të “ Guantanamos ” në Kubë’.

Kështu u shpreh eurodeputeti i Verdi , Ignazio Marino, duke folur në seancën plenare në Strasburg.

“Ndershmëria intelektuale – nis ai – mungon në atë pjesë të kësaj dhome që dy ditë më parë hodhi poshtë diskutimin për dëbimin dhe ndalimin, në një kamp përqendrimi jashtë kufijve evropianë, të emigrantëve që ikin për t'i shpëtuar dhunës, urisë, varfërisë. . “ Marrëveshja e qeverisë Meloni me Shqipërinë – vazhdon ai – ka një precedent: bazën e Guantanamos, ku të burgosurit mund të trajtohen jashtë ligjit. Por në rastin e Guantanamos kemi të bëjmë me dyshime për terrorizëm. Bëhet fjalë për trajtimin ‘holistik’ të njerëzve të dëshpëruar ”, thotë ai, me ironi për titullin e debatit, i cili flet për një mënyrë ‘holistike’ drejt një politike efektive riatdhesimi.

“Imagjinoj – vazhdon ai – që secili prej jush mbrëmë, duke përfshirë të nderuarin Nicola Procaccini , të cilin e falënderoj për dëgjimin, kishte një darkë të shkëlqyer dhe këtë mëngjes një dush të nxehtë gjallërues. Ja pra, vizioni holistik me fjalët e kryeministrit italian: 'Kufijtë janë të shenjtë dhe qentë dhe derrat mbërrijnë në Evropë'. Nuk di për derrat – përfundon ai – por qentë tanë të dashur shtëpiak në Evropë marrin një trajtim shumë më holistik “se ai i rezervuar për emigrantët e sjellë në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...