Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpërndarë pamjet e protestës që shqiptarët janë duke mbajtur në New York lidhur me takimin e Kryeministrit Rama atje.
Berisha shkruan se “Rama, Pashiqi i Tirans pritet me protestë nga shqiptarët në New York. Mirënjohje te pakushme shqiptaro-amerikanve të New Yorkut per protesten e tyre, denocimin në metropolin e botës të narkodiktatorit, tradhtarit të kombit shqiptar Edivin Kristaq Droga alias Ediscobarit tëTiranës..”
Shqiptarët që jetojnë në SHBA e kanë pritur me protestë kreun e qeverisë Edi Rama i cili do të zhvillojë një takim të propagandës së tij në New York.
Ndërkohë që është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit.
Protestuesit hedhin parulla, si poshtë diktatura, poshtë komunizmi, poshtë Edi Rama.