Shqiptarët e amerikës protestojnë kundër Ramës, mediat e tij në Tiranë në terr

Diel, 27 October 2024 12:44
 

Diaspora shqiptare në ShBA ka pritur me protesta masive takimin e kryeministrit Edi Rama në Nju Jork me patronazhistët. Qindra shqiptaro-amerikanë janë derdhur në rrugën ku Rama ka njoftuar takimin. 

Por një skandal i vërtetë ka ndodhur me të gjitha televizionet me liçensë kombëtare në Shqipëri të cilat janë vënë nën sqetullën e Ramës, ku asnjë prej tyre nuk ka transmetuar apo përcejellë këtë ngjarje me interes kombëtar për shqiptarët. 

Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqet e tyre online dallon se hapsirën kryesore e zënë lajmet e tjera dhe asnjë lajm i vetëm nuk pasqyron protestën e diasporës shqiptare në ShBA dhe skandali vijon kur fillon takimi i Ramës, duke e pasqyruar atë në kohë reale. 

Pyetja që shtrohet në këtë rast është, a e meritojnë këto media licensën kombëtare që kanë, me detyrën e thjeshtë të transmetojnë të gjitha ngjarjet me interes për shqiptarët, apo këto licenca janë private dhe këto televizione kombëtare, transmetojnë vetëm aktivitetet e Edi Ramës, duke kaluar në censurë apo vetëcensurë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...