Nga avionët privatë te biletat 30 mijë USD për një ndeshje/ Jeta e Ramës si sheik, teksa shqiptarët vuajnë për bukën e përditshme dhe arratisen masivisht

Diel, 27 October 2024 15:22
 
 

Kur Edi Rama po kalonte në një nga rrugët më të shtrenjta në Nju Jork, i shoqëruar me një shpurë truprojash si një sulltan, disa shqiptarë shpërthyen në zemërim me thirrje kundër tij.

Ishte revolta e sinqertë e kujtdo që sheh fytyrën e tij, një protestë që del nga shpirti krejt spontanisht. 

Dikush i tha se përfaqëson mafian, një tjetër i tha se ai është fajtori që shqiptarët janë shpërndarë si zogjtë e qyqes nëpër botë.

Të shkosh nëpër botë dhe t'u kërkosh votën atyre që i ke dëbuar nga vendi, është njësoj si një vrasës kur shkon në shtëpinë e viktimës. Përgjimet e SKY e kanë provuar se bandat e tij me pushtet politik dhe kriminal bënin pikërisht të njëjtën gjë, i vrisnin dhe më pas u shkonin në shtëpi duke u zgjatur duart e përgjakura.

Nuk ka asnjë ndryshim, as fakti që Rama po shkon familjarisht për të festuar ditëlindjen e Aleksis Soros në Nju Jork, kurse shqiptarëve u thotë se po shkon për hallet e diasporës.

Çfarë guximi duhet të kesh që të dalësh para shqiptarëve të diasporës që kanë derdhur mund, djersë e gjak për Kosovën e lirë dhe të pavarur, kur po feston me ideatorin e ndarjes së Kosovës, Sorosin e ri?

A nuk është edhe kjo e njëjta gjë sikur të lash duart me gjak, njësoj si Millosheviçi?

Një gazetar gjerman e pati quajtur me plot të drejtë si Pashiqin e ri. Tradhtia dhe pabesia nuk kanë brirë, ato kanë emër dhe fytyrë.

Akoma më cinike dhe fyese janë postimet e Ramës, teksa i zhytur në luksin e kryeqendrës amerikane, thotë se zyrtarët e tij po takohen me pensionistët në vend për t'i siguruar se janë pranë tyre.

Po sa i pashpirt duhet të jesh që të shkruash për pensionistët nga Nju Jorku, kur ke udhëtuar me avion privat familjarisht si sheik, duke shpenzuar miliona dollarë, me të cilat mund të ishin dyfishuar pensionet në vend?

Si mund të jesh kaq mizor sa të çosh hajdutin  me çizme, Blendi Gonxhe te pensionistët, kur vetë shkon me familjen dhe shpurën për të ndjekur një ndeshje basketbolli me një biletë që shkon deri më 30 mijë dollarë, aq sa 300 pensione në Shqipëri?

Si mund të jesh kaq i pafytyrë sa të marrësh një ushtri zyrtarësh dhe patronazhistësh në Nju Jork, kur fëmijët shqiptarë sipas të dhënave nuk mbyllin dot as dy vakte në ditë?

Po si mund të shtriheni si derra të kënaqur në suitat më luksoze të botës, kur shqiptarët nuk mbyllin dot muajin dhe çmimet janë rritur në qiell?

A nuk e dinë shqiptarët e Amerikës se shqiptarët në Shqipëri paguajnë më shtrenjtë se perëndimorët për ushqimet e çdo mall tjetër?

A nuk e dinë ata se çiftet e reja nuk kanë asnjë shans të blejnë më shtëpi në Shqipëri, madje tani nuk ka asnjë shans të përballojnë as qiratë, duke bërë që të largohen natën nga vendi?

A nuk e dinë ata se pensionistët në Shqipëri jo vetëm blejnë ilaçet më të shtrenjta, por edhe ilaçet më të këqija?

A nuk e dinë ata se në spital shkohet për të vdekur dhe se arsimi është në ditët më të këqija në histori?

A nuk e dinë ata se 19 milionë eurot që u vodhi Rama sivjet pensionistëve, Rama dhe suita e tij e korruptuar i shpenzojnë për një ditë luksi?

Ata dinë gjithçka, prandaj Rama shkon me batalionin e tij nga pas në çdo takim jashtë.

Sepse shqiptarët brenda dhe jashtë vendit nuk janë ata të sondazheve të Zaloshnjes dhe Bolinos.

Ata janë shumica dërrmuese kundër Ramës dhe këtë do e tregojnë në votime.

Prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...