Pasi shiti drejtorët e tij duke i lëshuar në duart e SPAK-ut, Erion Veliaj ka nisur goditjet poshtë brezit me propagandën e shëmtuar duke përdorur këtë herë kafshët.
Veprimi i fundit është postimi i një video, ku shërbimet e zjarrfikëses shpëtojnë një mace e cila kishte rënë në një pus.
Përtej asaj që kjo video mund të duket normale, e gjithë kjo propagandë duket si një gjest provokimi. Ajo që ndodh është kjo. Veliaj e ka ndryshuar disa herë postimin.
‘Po ç’bën moj Bela! Falë kolegëve të zjarrfikëses, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë ‘Shkollës së Kuqe’ është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë’, shkroi ai në orën 8.56’, ishte postimi i parë i Veliajt, që më pas është korrigjuar disa herë.
Por siç tregon historiku i editimit të postimit është kujtuar se me këtë emër të koteles po bënte një gabim të rëndë politik, ndaj brenda 2 orëve e gjysmë ia ka hequr dy herë emrin.