Opozita po zhvillon protestën e parë të mosbindjes civile që shtrihet në të gjithë Shqipërinë duke bllokuar 6 pikë kryesore të qarkullimit në vend.
Qytetarët e shumtë që kanë bllokuar pikën hyrëse në kryeqytet, te ish-sheshi Shqiponja mbajnë në duar pankarta pikante që përshkruajnë narko-regjimin e Edi Ramës. Në një pankartë ata ata shkruajnë se Salianji që denoncoi lidhjet e qeverisë me narkotrafikun gjendet në burg ndërsa Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama gjenden në pushtet.
Kujtojmë se opozita kërkon qeveri teknike, lirimin e liderëve të opozitës, Berisha, Meta dhe deputetit Salianji.