Flamur Noka: Narkopolicia po na provokon! Tërhiquni ose destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli

Tuesday, 29 October 2024 21:11
 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ka bërë thirrje policisë të tërhiqet.

“Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. 

I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës, i bëj thirrje Sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheqë narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve.

Në të kundër, destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.

Çdo provokim i protestuesve paqësore do ketë një përgjigje, dhe përgjigja është të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.

Po nuk larguan këta narkopolicë, Surreli do jetë destinacioni tjetër,” tha Noka.

Login to post comments