Balliu: Inceneratori fantazmë do të djegë 13 milionë euro nga taksat e shqiptarëve në 2025. Korrupsioni vazhdon, qytetarët vuajnë

E mërkurë, 30 October 2024 19:08
 

Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në një deklratë për mediat nga selia e PD është shprehur se inceneratori qe nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston, do të djegë edhe 13 milion euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptare ne vitin 2025.

DEKLARATË PËR MEDIA E KOORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU 

Përshëndetje!

Inceneratori qe nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston do të djege edhe 13 milion euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptare në vitin 2025.

Ky incenerator inekzistent do te gllabërojë plot 9% te buxhetit të sanksionuar për financimin e kontratave PPP.

Jo vetëm që këto kontrata kanë rezultuar korruptive, si sterilizimi , inceneratori e të tjera pafund, por qeveria ka në plan të rrisë vjedhjet me koncesion, pasi në projekt buxhetin e 2025 planifikohet nje rritje me 1.4 % të financimeve të ketyre kontratave korruptive.

Projektbuxheti i vitit 2025 nuk behet për shqiptaret, por për hajdutët strategjike dhe për vjedhesit sistematikë te arkës së shtetit dhe zgjedhjeve.

Fakti që inceneratori i Tiranës bën sikur ekziston dhe SPAK bën sikur e heton, nderkohe që Tirana është nën plehra dhe Veliaj bën sikur pastron, tregon vetëm një gjë.

Që pas zhvatjes kanë kaluar në tallje. Që jane bërë të gjithë bashkë Qeveri, Bashki dhe Drejtësi kundër popullit, kundër secilit prej jush, kundër të ardhmes së vendit dhe femijëve të çdo shqiptareje e shqiptari.

Shiheni Tiranën dhe rrugët, lumenjtë e kanalet në të gjithë vendin: janë të mbushur me plehra dhe ndotja është në nivelin e getove të Bombeit.

E dimë se kush paguan taksë financiare dhe shëndetësore, siç dimë se ku shkojne këto miliona euro.

E dimë se taksa më të lartat në rajon për inceneratorin që nuk ekziston janë plan gjakftohtë i Edi Ramës dhe bandës së tij që të vjedhin për të mbajtur pushtetin.

Me paratë që ju vjedhin paguajnë mediat e kapura, të njohura si mediat e inceneratorëve për të sulmuar zërat denoncues qofshin këta gazetarë apo politikanë të opozitës.

Këta nuk janë qeveritarë, por pushtues dhe si të tillë duhen trajtuar.

Duhen rrëzuar para se të jetë vonë.

Duhet qeveri teknike asnjanëse që garanton zgjedhje të lira.

Duhet Komision parlamentar i së Vërtetës që identifikon lidhjet e pushtetit me krimin dhe i zhbën ato përmes një procesi publik.

Duhet shtet i së drejtës për të gjithë qytetarët.

Duhet që Shqipëria të shpëtojë, njëherë e përgjithmonë, nga kthetrat e Aleancës se Qelbësirave.

Ftojmë të gjithë shqiptarët, qytetarët e Tiranës, t’i bashkohen revoltës popullore, e cila po shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Nesër në ora 11:00 vazhdon rezistenca qytetare tek Bashkia e Tiranës, aty ku gatuhet çdo ditë vjedhja e qytetit dhe qytetareve të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...