Paralajmëron Këlliçi: Pronari fakti i inceneratorit të Tiranës, nuk e di a e kap datën 18 nëntor jashtë

E mërkurë, 30 October 2024 19:16
 

I ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka paralajmëruar zhvillime gjatë muajit nëntor.

Gjatë bisedës, Këlliçi u shpreh se është thirrur nga prokuroria në 18 nëntor, pasi është paditur nga Erion Veliaj për shpifje. Ai deklaroi se, do të donte ta kishte Veliajn përballë atë ditë, por nuk e di a e kap datën 18 nëntor jashtë, pronari faktit i inceneratorit të Tiranës. 

‘Që të mos e lëmë Adrianën vetëm, edhe mua më ka ardhur fletë-thirrja për shpifje, e unë e kam në datën 18 nëntor.

Pronari faktit i inceneratorit të Tiranës, dhe kreu grupit kriminal ‘5D’ ka kallëzuar, Adrianën, mua, gazetarin Bledian Koka, për shpifje, ndërkohë që kemi faktuar gjithçka me dokumentet përtej çdo dyshimi deri më tani dhe të gjitha akuzat që ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë publike, janë pjesë e hetimit të SPAK.

 

Janë pjesë e hetimit të ‘5D’ që është ende nën hetim e sipër dhe pjesë e hetimit të inceneratorit të Tiranës.

Do të doja shumë që zdromsi i Tiranës të vijë e të ballafaqohet në gjykatë, e pres të vijë, qoftë edhe me Adrianën apo me Bledin, por nuk e di a e kap dot datën 18 nëntor, pasi mund të ketë zhvillime.

Mund ti ketë marrë malli kolegët për të.

Koleg i them Altin Dumanit, i cili është kryekolegu dhe Klodian Braho dhe Dritan Premçi që ky i ka quajtur kolegë të tij dhe pasi e thirrën, Veliaj tha se, më kërkuan që të mbillja ca pemë dhe shkoi dhe u mbolli pemë’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...